Miliona njerez jetojne me diabet apo para-diabet. Por lajmi i mire eshte se ka hapa dhe ndryshime jetesore qe mund ti besh per te shmangur semundjen e diabetit.
Diabeti - Epidemia e padukshme dhe cfare mund te besh rreth saj?
Nuk na duhet shkencetare qe te mesojme se perse kaq shume njerez po zhvillojne semundjen e diabetit. Po, gjenet luajne rol ne kete, por sa me pak ushtron dhe sa me shume qe shendoshesh aq me shume rritet rreziku per diabet. Nese deri tani nuk je pjese e epidemise se diabetit, urime per ty. Por ekziston edhe hija e epidemise se para-diabetit, rritje te sheqerit ne gjak qe nuk eshte akoma tek niveli per te ngritur alarmin por qe duhesh te shqetsohesh. Ky artikull ju vjen ne ndihme, lexo 8 gjerat qe mund ti besh nga sot per te ndihmuar ne parandalimin e semundjes e diabetit.
Diabeti -8 Menyrat e Parandalimit
1. Ha Mengjesin
Ne nje studim njerezit qe hanin mengjes ishin per 35 deri 50% me me pak gjasa te behen mbipeshe apo te kene rezistence ndaj insulines se sa ata qe kapercenin mengjesin. Cfare ndodh ketu? Per shkak se trupi vihet ne mode urie dhe nese nuk ha mengjes melcia nxjerr glukoze te deponuar per ti mbajtur nivelet e sheqerit ne gjak. Ne te njejten kohe kapercimi mengjesit crregullon ndryshuesit biokimik qe zvogelojne pergjegjesin e trupit ndaj insulines. Gjithashtu shton nivelet e hormoneve te quajtura gherlin, hormone qe nxisin apetitin, e keshtu ti deshiron te hash gjate gjithe dites. Shpeshtoje kete dhe keshtu shton peshe, thone shkencetaret nga spitali i femijeve ne Boston te Amerikes.
Nje studim Kanadez i bere nga Univerziteti Torontos ka shikuar njerezit me para-diabet dhe ka zbuluar se ata qe hanin drithera me shume fiber i benin qelizat e tyre me te degjueshme ndaj insulines se sa ata qe hanin dicka me me pake fiber. Jogurti me manaferra eshte gjithashtu nje zgjedhje e mire.
2. Kerko ndihme nese vuan nga depresioni
Nese je ne depresion kjo do te thote se ti nuk ushtron dhe ha me dobet. Por rreziqet e shendetit nuk perfundojne me kaq. Shkencetaret Amerikan nga Universiteti Stanford-it mendojne se vet depresioni ndryshon kemistrin e trupit thellesisht qe shfaq probleme per kedo qe eshte ne rrezik per diabet. Perqindja e rezistences ndaj insulines ishte per 23 perqind me e larte tek grate e depresionuara se sa ato qe nuk ishin ne depresion, pavaresisht peshes se trupit, ushtrimeve dhe moshes.
3. Largo pak kilogram
Pesha e tepert eshte arsyeja numer nje qe tani me shume se kurre te rriturit dhe femijet jane ne rrezik me te larte per Diabet te Tipit 2. Shtimi i peshes paketon dhjam te tepert rreth organeve te brendshme, vecanerisht nese je ne stres rregullisht (hormonet e stresit mund te dergojne ekstra dhjame te barku). Studimet e reja tregojne se ky dhjam abdominal i rrezikshem dergon sinjale kimike qe i bene qelizat ne tere trupin tuaj me pak te ndjeshme ndaj insulines, hormon ky qe i shtyn qelizat te absorbojne sheqer te gjakut. Rezistenca ndaj insulines eshte hapi i pare drejt Diabetit te tipit 2.
Ne nje prove tre vjecare qe perfshinte 3234 njerez me para-diabet tregon se ata qe kishin humbur vetem 7 perqind te peshes se trupit te tyre (5kg nese peshon 70kg) kishin zvogeluar rrezikun per diabet per 58 perqind. Ne fakt, humbja e peshes kishte funksionuar me mire se sa medikamentet.
Nje ushtrim kardio tri deri pese here ne jave mund te largoje dhjamin e barkut me mire se sa dietat, tregojne hulumtuesit Amerikan ne Universitetin Syracuse. Edhe ecja e shpejte per 30 minuta ne dite funksionon cdo dite ne jave, eshte shume e keshillueshme.
4. Mundohu te hash me shume fruta dhe perime cdo dite
Te besh nje diete me glicemin te ulet e te mbushur perplot me peme dhe perime e gjithashtu edhe drithera te plota, e te zvogelosh sasine e bukes se bardhe, orizit te bardhe, ushqimet e bera nga mielli i bardhe, e gjithashtu edhe embelsirat, i ndihmon vetes te mbash nivelet e sheqerit ne gjak te uleta dhe te paluhatshme.
Ne nje studim ne te cilin ka marr pjese 486 gra, hulumtuesit nga Shkolla e Harvardit per Shendetin Publik kane zbuluar se ato gra te cilat hanin me shume fruta se grate tjera ishin per 34 perqind me me pak rrezik te kene sindromen metabolike, nje grumbull faktoresh rrezikues, duke perfshire ketu edhe insuline rezistencen, qe predispozojne nje individ ndaj diabetit. Grate te cilat hanin me shume perime kishin zvogeluar per 30 perqind rrezikun e sindromit metabolik. Ne nderkohe hulumtuesit Gjerman te cilet kishin percjell rreth 25,067 gra dhe burra per shtat vite se fundi kane zbuluar se ata te cilet arrinin te merrnin me se shumti fiber nga dritherat e plota ishin per 27 perqind me me pak rrezik te zhvillimit te diabetit ne krahasim me te tjeret qe merrnin sasine e paket te fibres.
5. Dorezo Ujin Me Sheqer
Fillo te shuash etjen me uje, uje me limon, caj ose qumesht ne vend te pijeve jo alkoolike si, pijet nga frutat, kafe apo cajet e ftohet te embel.
Vetem nje pije e gazuar ne dite rriste rrezikun e sindromes metabolike (asaj qe pershkruam me lart) per 44 perqind ne nje studim qe eshte bere nga Shkolla Universitare e Mjekesise te Bostonit. Ekspertet kane disa teori se perse kjo ndodhe. Mundet te jete thjeshte nga ato ekstra kilogjul qe gjenden ne pije te gazuara apo ne pijet tjera me sheqer apo edhe ne ushqimet me shume yndyre (picat dhe patate te skuqura). Ekspertet gjithashtu po e zbulojne se te pishe vetem nje pije te gazuar ne dite eshte e lidhur me te qenit mbipeshe, ndoshta per shkak te kilogjuleve ne keto pije nuk regjistrohen ne trurin tone, keshtu qe nuk i kompensojme duke ngrene me pak ushqim.
Per te shuar etjen me dicka te shendetshme hidh disa qese caji jeshil ne nje kavanoz apo shishe me uje te valuar fute ne frigorifer per ta pire te nesermen. Pervec te tjerash pi edhe nje gote qumesht gjate dites. Kalciumi, vitamina D dhe mineralet e tjera qe gjenden ne produkte te qumeshtit ndoshta mund te jete arsyeja se te konsumosh qumesht, kos apo djathe gjate dites zvogelohej rreziku i sindromes metabolike per 62 perqind ne nje studim te bere ne Britani.
6. Fik televizorin dhe dil per ecje
Ushtrimet ndihmojne ne mbrojtje kunder diabetit duke transportuar sheqerin e gjakut ne qelizat muskulore te uritura dhe duke i bere ato me te ndjeshme ndaj insulines. Ne nje studim te 40,000 grave te bere nga Harvardi eshte zbuluar se 30 minuta ecje e shpejt ne dite, plus kufizim i TVs per vetem 10 ore ne jave, kishte shkurtuar rrezikun ndaj diabetit per 43 perqind. Nese merzitesh nga ecja, luaj futboll ose kryeni ndonje aktivitet tjeter fizik qe ju terheq me shume.
7. Ha me pak ushqime te shpejta
A vjen diabeti si rezultat i te ushqyerit me ushqime te gatshme e te shpejta (p.sh hamburger dhe byrek)? Kur hulumtuesit nga Universiteti Minesota-s kishin percjelle veset e te ushqyerit dhe shendetin e 9514 njerezve te moshes 45 deri 64 vjecare per gati 10 vite, ata kane zbuluar se pjesa e atyre qe hanin dy porcione me mish (hamburger) ne jave ishin 26 perqind me me shume rrezik te perfundonin me sindromen metabolike. Ti shtosh kesaj per cdo dite edhe ushqimet e skuqura rriste rrezikun edhe per 10 deri 25 perqind. Keto ushqime per te cilat po flasim jane me sasi te larte te trans yndyrave dhe yndyrave te ngopura.
8. Nderro hamburgeret dhe gjalpin me peshk dhe vaj peshku
Secila kafshate e hamburgerit dhe cdo lyerje me gjalpe eshte plot me yndyre te ngopur. Keto yndyra jo vetem qe bllokojne arteriet, ato gjithashtu shtojne insuline rezistencen, qe te shtyne drejt diabetit. Yndyrat e ngopura gjithashtu nxisin pezmatimin, qe eshte helmues ndaj qelizave, duke perfshire ketu edhe ato te cilat merren me sheqerin e gjakut. Peshku dhe vaji i peshkut kane efekt te kundert e ndoshta edhe e ulin rrezikun ndaj diabetit. E njejta gje vlen edhe per arrat, lajthine dhe kikiriket.
Natyrisht qe nukduhet tepruar edhe me keto yndyra te mira, te cilat gjithashtu kane shume kilogjul. Zvogelimi i sasise totale te yndyres e gjithashtu edhe yndyrave te ngopura qe merr kishte ndihmuar pjesemarresit ne Programin Amerikan te Parandalimit te Diabetit te zvogelonin rrezikun e diabetit. Pjesemarresit kishin kufizuar konsumimin e yndyrave te ngopura ne 7 perqind te total kilogjuleve ne dite, qe eshte e barabarte me 60 grame djathe plus 5 gram gjalpe nese hani 8400 kilogjule ne dite. Infoalbania