Kremrat per njollat e fytyres jane efikse per ti eleminuar ato, por para se te provoni cdo lloj terapia eshte mire qe te kuptoni cilet kane faktoret per shfaqjen e tyre. Njollat e lekures jane zona me hiper pigmentim te ardhura si pasoje e akumulimit te tepert te melanines. Jane te shumta shkaqet qe ato shfaqen ne lekure dhe me kalimin e kohes ato tentojne te behen jo te rregullta, por njollat mund te vijne edhe si pasoje e trajtimeve hormonale apo nga ilace foto-sensibilizuese duke mos harruar ekspozimin e tepruar ne diell. Nese njollat jane prezente apo kane ardhur si pasoje e shkaqeve te tjera mund te provoni ti eleminoni me kozmetik me aksion zbardhues.
Kremra me aksion zbardhues
Ne disa raste njollat mund te zhduken spontanisht por ne te shumten e rasteve duhet te perdorim produkte kozmetike me aksion zbardhues. Keto reagojne ne dy ane te ndryshme, bllokojne prodhimin e melanines ose shpejtojne nderrimin kutan. Mes sunstancave qe bllokojne prodhimin e melanines nje nder me te njohurat eshte vitamina C, e cila ka edhe nje aksion antioksidues dhe ndihmon ne zbardhjen e njollave. Trajtimet zbardhues duhet te perdoren per nje periudhe minimale prej dy muajsh duke e aplikuar kremin cdo dite dy here ne dite. Por beni kujdes, me pare duhet te konsultoheni me nje ekspert para se te perdorni kozmetike zbardhues.