BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lekura e thate: ja cfare duhet te dini dhe te beni!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lekura e thate: ja cfare duhet te dini dhe te beni!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/1/2012, 10:58

    Lekura e thate: ja cfare duhet te dini dhe te beni! Images

    Lėkura ėshtė e thate sepse mungojnė lipidet, pra “vaji”. Edhe pse ju mund te pini ujė ai avullon dhe thatėsia vjen serish. Ky fenomen vjen si pasoje e te ftohtit, erės apo edhe rrezeve te diellit. Kjo ndodh zakonisht ne dimėr me disa pjese te trupit siē janė duart apo kėmbėt. Pėrveē te ftohtit ndikon edhe regjini ushqimor i pa ekuilibruat, qe lidhet me moshėn apo edhe me disa patologji siē ėshtė diabeti.


    Ruajeni ekuilibrin e ujit

    Te pini shume ujė nuk influencon shume tek lėkura juaj. Nga ana tjetėr, organizmi humb ēdo dite 1.5 litėr ujė (me ane te urinės, djersitjes), kėshtu qe kjo duhet kompensuar duke pire te njėjtėn sasi lėngu ose nga njė gote ujė ēdo tre ore. Njė hidratim i pėrgjithshėm garanton njė hidratim te kėnaqshėm te lėkurės.

    Mbani njė ekuilibėr ushqimor

    Njė ushqim i shumėllojshėm pėrmban njė sasi te caktuar lipidesh pėr njė hidratim te mire, por nganjėherė gjate dimrit kjo nuk mjafton. Lėkura vihet para njė prove te vėshtirė! Kjo ėshtė me e theksuar kur mbahen dieta pėr t’u dobėsuar sepse femrat ulin sasinė e konsumimit te yndyrnave. Rezultati: lėkura qėndron zakonisht e thate.

    Ushqimet me te mira kundėr tharjes se lėkurės

    • Lipidet, te cilat gjenden tek gjalpi dhe vaji.
    • Omega-3 dhe omega-6 qe pėrfshijnė peshkun e yndyrshėm te deteve te ftohta, siē janė sardelet, salmoni, etj. E mira ėshtė te pėrdoren dy deri tre here ne jave.
    • Fibrat dhe molekulat antioksiduese te cilat gjenden tek frutat dhe perimet qe duhen konsumuar ēdo vakt. Te parat garantojnė njė transport me te mire, pra njė lėkurė te bukur. Te dytat limitojnė plakjen e qelizave.
    • Vitamina C e cila favorizon prodhimin e fibrave te kolagjenit ne derme, nga e cila lėkura behet me bonifikuese. Ajo gjendet tek agrumet, kivi, majdanozi, etj.
    • Vajrat nuk duhen harruar. Edhe disa bajame ne dite luftojnė tharjen e lėkurės.
    • Zinku ėshtė njė pėrbėrės interesant. Gjendet tek midhjet, frutat e detit dhe tek peshku.
    • Seleni ėshtė njė oligo-element i cili luan rol te rėndėsishėm si antioksidues pėr epidermėn. E gjejmė tek mishi, peshku, frutat e detit, etj.

    Gjestet e duhura

    1. Pėrdorni te paktėn dy here ne dite krem hidratues
    2. Pėrdorni sapun me pėrbėrje vajore
    3. Shmangni banjat e shpeshta te trupit dhe sidomos ato me ujė shume te ngrohte.
    4. Mos u ekspozoni shume ne kohe te ftohte. ( ikub )

      Ora ėshtė 10/5/2024, 07:51