BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Te hash qe te humbasesh kile: 8 ushqimet qe shkrijne dhjamin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Te hash qe te humbasesh kile: 8 ushqimet qe shkrijne dhjamin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/9/2011, 22:54

    Te hash qe te humbasesh kile: 8 ushqimet qe shkrijne dhjamin! Images

    Ndryshe nga ato qe dimė, ka disa ushqime te cilat nuk lejojnė formimin e dhjamit dhe ka disa te tjera te cilat e shkrijnė atė. Ja cilat janė disa prej tyre.


    Specat

    Shume pak e dine qe speci ėshtė njė nga ushqimet qe ndihmon pėr t’u dobėsuar. Ai pėrmban shume pak kalori (20kcal/100gr) dhe ka vlera tonifikuese, diuretike, lufton infeksionet, etj. Duke pasur edhe sasi te mėdha vitaminash C dhe E ėshtė edhe njė antioksidues shume i mire i cili parandalon rreziqet kardiovaskulare dhe kufizon shfaqjen e rrudhave. Njė tjetėr avantazh ėshtė se speci pakėson oreksin, eliminon njė pjese te sheqerit dhe dhjamit si dhe pėrmirėson jashtėqitjen duke pėrmbajtur shume fibra. Kur t’i konsumoni mundohuni t’ua hiqni lėkurėn dhe farat.



    Kungulleshkat

    Disa edhe mund ta kenė konstatuar kėtė duke i gatuar shpesh. Kungulleshkat janė produkte qe pėrmbajnė shume ujė dhe pėr pasoje pak kalorike (13kcal/100gr). Energjia qe duhet pėr t’i tretur ėshtė me e madhe sesa ajo qe ato pėrmbajnė ne vetvete dhe pėr kėtė arsye ato djegin dhjamin. Fale vitaminės C dhe B9 kungulleshkat kane ndikim shume te madh tek funksionimi i sistemit nervor dhe atij imunitar, tek formimi i rruazave te kuqe, por edhe tek shėrimi i plagėve. Meqenėse pėrmbajnė kalium dhe pak natrium ato janė edhe diuretike shume te mira.

    Brokoli

    I konsideruar ndonjėherė si njė perim i thjeshte i gjelbėr, brokoli ne te vėrtetė sjell shume te mira pėr shėndetin. Ai pėrmban 25kcal/100gr dhe shume proteina. Edhe sasia e fibrave ėshtė e konsiderueshme dhe kjo stimulon jashtėqitjen. Pėrsa iu pėrket vitaminave, brokoli pėrmban vitamina C dhe B9 si dhe shume minerale. Edhe ai bėn pjese tek ato ushqime pėr te cilat duhet njė energji me e madhe pėr t’i tretur dhe kjo sjell djegien e dhjamit.

    Tėrshėra

    E shkėlqyer pėr te rregulluar oreksin, pėr te eliminuar yndyrnat dhe pėr te luftuar kapsllėkun, tėrshėra ėshtė njė produkt qe duhet te gjendet shpesh neper pjatat tona. Duke qene se trupi mund te asimiloje vetėm fibrat e tėrshėres, kėto te fundit eliminohen se bashku me yndyrnat qe merren gjate vaktit. Ky ushqim te ngop shpejt dhe bėn te mundur qe te mos hamė shume. Pra ėshtė njė aleat shume i mire pėr t’u dobėsuar.

    Molla

    Edhe molla bėn pjese tek frutat me shume pak kalori me 54kcal pėr ēdo 100gr, kundrejt 90kcal-ve qe pėrmban banania. Ashtu si tėrshėra edhe molla te ngop shpejt, fale sasisė (3-4gr) te fibrave qe gjenden ne lėkurėn e saj. Molla njihet edhe pėr pektin, njė fibėr ushqimore qe stimulon tretjen dhe bėn te mundur eliminimin e yndyrės pa u pėrthithur ende nga trupi jone. E mira ėshtė te konsumoni sa me shume molle me pak sheqer, siē ėshtė molla jeshile.

    Limoni

    Shpesh edhe nuk e pėrdorim pėr shkak te shijes se tharte qe ai ka, por limoni ashtu sikurse pjesa me e madhe e dine shėrben pėr te shkrire dhjamin. Edhe ai pėrmban shume pak kalori (25kcal/100gr) dhe ėshtė i pasur me vitamine C dhe fibra. Aciditeti, ky fale acidit citrik, shkrin dhjamin.

    Kanella

    Kanelle, e pėrdorur shpesh neper pastiēeri pėr t’iu dhėnė shije ėmbėlsirave njihet tashme si njė produkt qe ndihmon dobėsimin. Ajo ul sasinė e sheqerit ne gjak duke e ndaluar kėtė te fundit te grumbullohet ne trup ne formėn e dhjamit. Ajo pėrmban gjithashtu edhe shume fibra ēka ndihmon kundėr kapsllėkut. Kanella ka gjithashtu edhe veti antioksiduese, ideale kjo pėr te luftuar kundėr plakjes se lėkurės dhe kundėr sėmundjeve kardiovaskulare.

    Ēaji jeshil

    Ēaji jeshil shėrben mjaft pėr eliminimin e yndyrnave ne trupin tone. Teina qe ajo pėrmban vepron tek metabolizmi jone duke rritur shpenzimin e energjie. Ky ēaj ka gjithashtu veti diuretike te cilat ndihmojnė jashtėqitjen. Ai ka gjithashtu veti antikosiduese qe ndihmojnė mos plakjen e lėkurės dhe shmang rreziqet kardiovaskulare, ato cerebrale dhe kancerit. Duhet thėnė se ato shtete ne te cilat konsumohet me shume ēaj jeshil janė ato qe kane me pak raste me kancer.

    (marre nga avantage)

      Ora ėshtė 14/11/2024, 18:48