Mes shume trukuve te bukurise per kujdesin e lekures, me efikaset dhe natyralet jane ato qe gjenden ne shtepi. Mjafton te dini cfare te perdorni dhe cilat jane te mirat e tyre per te shfrytezuar per tu bere gjithmone e me e bukur ne shtepi. Mes defekteve me te bezdishme jane acnet. Shkaqet kryesore mund te jene te lidhura me faktore trashegues apo dhe hormonal. Per ato qe deshirojne te rehatohen nga ky problem ne menyre efikase dhe rezultative mjafton te ndjekin disa rregulla per te pergatitur nje perberje "shtepiake" kunder acneve, duke lene me nje ane produktet kimike agresive dhe duke synuar ne cilesine e produkteve natyrale.
Nje aleat i vlefshem gjendet sigurisht tek agrumet. Mes cilesive te tyre kryesore eshte dhe efekti i pastrimit te lekures, duke e liruar nga papastertite e akumuluara dite pas dite. Lekura e portokallit eshte nje "kure" shume efikase per te kuruar acnet. Ne fakt, mjafton ta shtypni deri sa ta bluani te gjithen pastaj perzieni me pak uje, keshtu do te perftoni nje perberje per te aplikuar ne pjesen me pucra, ku duhet te qendroje per te pakten 15 minuta. Ky veprim mund te perseritet here pas here per te pasur rezultate me te mira. Kastravecet jane anti-oksidant natyral dhe funksionojne shume mire kunder pucrave, jo me kot ky perim eshte baze per shume produkte kozmetike per kujdesjen e lekures.
Kastravecet e grire mund te aplikohen ne pucra apo pikat e zeza dhe te qendrojne ne qetesi per 15-20 minuta, me pas mund ta shpelani fytyren me uje te vaket, do te shihni rezultatin. Edhe mjalti eshte nje ndihme shume e mire per lekuren, mbi te gjitha nese lekura eshte shume e ndjeshme dhe ka nevoje per disa perkedhelje me shume. Mjafton te merrni pak pambuk dhe te vini mjalt, me pas kalojeni ne pucren duke lene lehte nje shtrese te mjaltit per te pakten 15 minuta. Mjalti, fale faktoreve te tij dezinfektues, eshte perfekt edhe per te liruar lekuren nga bakteriet te cilet jane shpesh shkaktare per pikat e zeza./DireDonna/