Natyral, ekonomik dhe jo te demshem per ambjentin, scrub-et e bera ne shtepi jane aleat te rendesishem per shkelqimin e lekures tone. Mjafton pak kohe per te perzier perberesit, ti aplikoni ne fytyre dhe ti shpelani me uje, rezultati eshte i menjehershem dhe lekura shfaqet e bukur dhe e lemuar. Keshillohet te mos perdorni scrub-in me shume se nje here ne jave, lekura mund te zbutet shume dhe ne kete menyre tenton te behet me e dobet. Per me teper, duke qene se lekura e fytyres eshte delikate, me mire te mos e ngarkoni shume, por ta masazhoni me levizje rrethore te lehta. Perberjet e scrub-ve qe gjenden ne treg zakonisht jane te thjeshta, per kete arsye mund te krijoni nje produkt ne shtepine tuaj, dhe kjo nuk eshte nje gje e veshtire dhe siguron nje rezultat te njejte.
Ja disa receta:
1- Pergatitni nje luge sheqer, nje luge mjalte, gjysem luge bikarbonat dhe disa pika limon. Mjafton ti perzieni mire te gjithe perberesit, ti aplikoni ne fytyre dhe te masazhoni lehte ate per disa minuta, me pas shpelajeni me uje te vaket.
2- Dy luge sheqer dhe nje luge limon, kjo eshte specifike per lekure me yndyre. Eshte e rendesishme qe perberja te mos jete shume e lengeshme, ne menyre qe ta shtrini qetesisht mbi fytyre. Me pas shpelajeni me uje te vaket. ikub.al