Pervec se per pergatitjen e pijes se preferuar, kafene mund ta perdorni edhe per pastrimin e shtepise. Dihet qe kafeja eshte e dobishme per floket dhe lekuren, por pervec kesaj ajo ne menyre te shkelqyeshme mund te sherbeje edhe si mjet per pastrim ose freskues i hapesires.
Kafene mund ta perdorni ne vend te mjeteve abrazive per pastrim per te ferkuar: tenxheret dhe tiganet, lavamanin, skaren ose tiganin elektrik. Shmangni vetem siperfaqet qe jane poroze per te shmangur njollat ngjyre kafe.
Aroma e kendshme e kafese, te cilen keni qejf ta shijoni ne mengjes, mund te perdoret si freskuese e hapesires. Nje filxhan i kafese se zier do te mbushe me arome tere hapesiren, ndersa pak kafe e bluar ne kavanoz do te thithe aromat e pakendshme nga frigoriferi ose pjekesja. Po ashtu, kafene mund ta perdorni edhe si deodorant ne automobil.
Vini pak kafe ne tavell dhe aroma e bishtave te cigareve do te jete shume me e dobet.
Oxhakun ose stufen e druve mund ta pastroni shkelqyeshem me kafe.
Pas pergatitjes se peshkut ose grirjes se hudhres ferkoni duart me kafe dhe aroma e pakendshme do te zhduket.
Nese keni buburreca ne shtepi derdhni kafe ne vendin ku grumbullohen, sepse aroma e saj i largon.
Me kafe mund te ngjyrosni pelhuren ose letren ne ngjyre kafe.
Me kafe te forte mund ti mbuloni gervishtjet ne mobiliet ngjyre te mbyllet.
Kur te mbaroni me pastrimin e shtepise perdorni kafene qe te rregulloheni edhe ju vete. Nese floket i sperkatni me kafe para larjes, do te jene me te bute dhe me te shkelqyeshem, ndersa kokrrat e imeta te kafese mund te jene piling i shkelqyeshem per fytyren. Infoalbania