BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cfare mund te kuptojme nga analizat e gjakut!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Cfare mund te kuptojme nga analizat e gjakut!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/11/2012, 01:40

     Cfare mund te kuptojme nga analizat e gjakut! Images

    Pasqyra e gjakut mund tė bėhet si pjesė e kontrollit tė rregullt mjekėsor. Pasqyra e gjakut mund tė japė informata tė vlefshme pėr gjendjen e pėrgjithshme shėndetėsore.

    Po ashtu, ofron informata tė rėndėsishme pėr llojet dhe numrin e qelizave nė gjak, posaēėrisht tė rruazave tė kuqe tė gjakut, rruazave tė bardha tė gjakut dhe trombociteve.


    Mjeku mund tė kėrkojė marrjen e gjakut pėr kėto arsye:
    - simptomat siē ėshtė lodhja, tė ndierit ligsht, ethet, mavijosja ose humbja e peshės;
    - anemia;
    - Pėr tė zbuluar se sa gjak ėshtė humbur, nėse ka gjakderdhje;
    - diagnostikimi i policitemisė;
    - gjetja e infeksioneve;
    - diagnostikimi i sėmundjeve tė gjakut, si leukemia;
    - kontrollimi pėr keqpėrdorim tė drogės;
    - pėr tė zbuluar se a ka shumė apo pak lloje tė caktuara tė rruazave.

    Rruazat e bardha tė gjakut
    Rruazat e bardha tė gjakut (leukocitet) mbrojnė trupin nga infeksionet. Nėse zhvillohet infeksioni, rruazat e bardha tė gjakut sulmojnė edhe shkatėrrojnė bakteret, viruset dhe organizmat tjerė qė janė shkak i infeksioneve. Rruazat e bardha tė gjakut janė mė tė mėdha se rruazat e kuqe tė gjakut, por janė mė pak nė numėr. Kur njeriu ka infeksion bakterial, numri i rruazave tė bardha rritet shumė shpejt. Numri i rruazave tė bardha tė gjakut ndonjėherė pėrdoret pėr t’u gjetur infeksioni ose pėr t’u parė se si trupi pėrballet me mjekimin e kancerit.

    Llojet e rruazave tė bardha tė gjakut janė neutrofilet, limfocitet, monocitet, eozinofilet dhe bazofilet. Ēdo lloj i rruazės ka rol tė ndryshėm nė mbrojtjen e trupit. Vlerat e secilės nga kėto rruaza tė bardha tė gjakut japin informata tė rėndėsishme pėr sistemin e imunitetit. Mė shumė apo mė pak lloje tė ndryshme tė rruazave tė bardha tė gjakut mund tė ndihmojnė nė zbulimin e infeksioneve, reaksioneve alergjike dhe toksike nė ilaēe, dhe shumė gjendje tjera, siē ėshtė leukemia.

    Numri i madh i leukociteve
    Gjendjet tė cilat shkaktojnė numėr tė rritur tė rruazave tė bardha tė gjakut pėrfshijnė infeksionet, dėmtimin e indit (siē ėshtė sulmi nė zemėr), stresin e rėndė fizik apo emocional (plagėt ose operacionet), djegiet, dėshtimin e punės sė veshkave, lupusin, tuberkulozin, artritin reumatoid, mosushqimin, leukeminė dhe sėmundjet si kanceri.
    Pėrdorimi i kortikosteroideve, aktiviteti i zvogėluar i gjėndrave mbiveshkore, problemet me gjėndrat tiroide, ilaēe tė caktuara ose heqja e shpretkės po ashtu mund tė shkaktojnė vlera tė larta.

    Numri i ulėt i leukociteve
    Gjendjet tė cilat mund tė zvogėlojnė numrin e rruazave tė bardha tė gjakut pėrfshijnė kimioterapinė dhe reagimin ndaj ilaēeve, aneminė aplastike, infeksionet virusale, malarien, alkoolizmin, AIDS-in, lupusin, ose sindromėn e Cushingut. Shpretka e rritur mund tė zvogėlojė numrin e leukociteve.

    Rruazat e kuqe tė gjakut
    Rruazat e kuqe tė gjakut (eritrocitet) e bartin oksigjenin nė pjesėn tjetėr tė trupit. Ato bartin edhe dyoksidin e karbonit prapa nė mushkėri, ashtu qė mund tė nxjerrim frymėn. Nėse numri i eritrociteve ėshtė i ulėt (anemia) trupi ndoshta nuk merr oksigjen tė mjaftueshėm sa ka nevojė. Nėse numri i eritrociteve ėshtė shumė i lartė (policitemia) ekziston mundėsia qė rruazat e kuqe tė gjakut tė ngjiten bashkė dhe tė bllokojnė enėt e vogla tė gjakut (kapilarėt). Kjo po ashtu mund tė vėshtirėsojė bartjen e oksigjenit pėr rruazat e kuqe tė gjakut.

    Nė kuadėr tė pasqyrės komplete tė gjakut bėhen edhe tė ashtuquajturat konstante tė eritrociteve tė cilat japin informata pėr kualitetin e eritrociteve: volumenin e mesėm korpuskular (MCV), pėrmbajtjen mesatare tė hemoglobinės nė eritrocite (MCH) dhe koncentrimin mesatar qelizor tė hemoglobinės (MCHC).

    Volumeni i mesėm korpuskular (MCV) tregon madhėsinė e rruazave tė kuqe tė gjakut. Pėrmbajtja mesatare e hemoglobinės nė eritrocite (MCH) ėshtė sasia mesatare e hemoglobinės nė rruazat e kuqe tė gjakut. Koncentrimi qendror qelizor i hemoglobinės (MCHC) mat koncentrimet e hemoglobinės nė njė rruazė tė kuqe mesatare. Kėto shifra ndihmojnė nė diagnostikimin e llojeve tė ndryshme tė anemisė. Shpėrndarja e eritrociteve sipas volumenit (RDW) tregon nėse janė tė gjitha rruazat e njėjta apo janė tė formave dhe madhėsive tė ndryshme.

    Numri i lartė i eritrociteve
    Gjendjet tė cilat shkaktojnė rritjen e numrit tė rruazave tė kuqe tė gjakut pėrfshijnė pirjen e duhanit, ekspozimin ndaj monoksidit tė karbonit, sėmundjen afatgjate tė mushkėrive, sėmundjet e veshkave, disa lloje tė kancerit, disa forma tė sėmundjeve tė zemrės, alkoolizimin, sėmundjet e mėlēisė, ērregullimin e rrallė tė palcės kockore (policitemia vera) si dhe ērregullimin e rrallė tė hemoglobinės e cila lidh oksigjenin tepėr fortė.
    Gjendjet tė cilat ndikojnė nė pėrmbajtjen e ujit nė trup po ashtu mund tė shkaktojnė rritjen e vlerave tė rruazave tė kuqe tė gjakut. Kėto gjendje pėrfshijnė dehidrimin, diarrenė ose vjelljen, djersitjen e tepėrt, djegiet e rėnda dhe pėrdorimi i diuretikėve. Mungesa e lėngjeve nė trup bėn qė volumeni i eritrociteve tė duket mė i madh, dhe kjo ndonjėherė quhet policitemi e rreme.

    Numri i ulėt i eritrociteve
    Tek anemia zvogėlohet numri i rruazave tė kuqe tė gjakut. Anemia mund tė shkaktohet nga gjakderdhjet e rėnda menstruale, i thati nė stomak, zorrėn e trashė, sėmundjet e inflamacionit tė zorrėve, disa tumore, sėmundja e Addisonit, talasemia, mungesa e acidit folik dhe vitaminės B12, helmimi me plumb, sėmundjet e qelizave drapėr ose reaksioni nė ilaēe tė caktuara. Po ashtu numri i zvogėluar i rruazave tė kuqe tė gjakut mund tė shihet nėse hiqet shpretka.

    Trombocitet
    Trombocitet janė lloji mė i vogėl i rruazave tė gjakut. Ato janė tė rėndėsishme nė koagulimin e gjakut. Kur vjen deri tė gjakderdhja, trombocitet ndihmojnė ndaljen e gjakderdhjes. Nėse ka shumė pak trombocite, gjakderdhja e pakontrolluar mund tė jetė problem. Nėse ka shumė trombocite, ekziston mundėsia e formimit tė mpiksjeve tė gjakut nė enėt e gjakut.
    Volumeni mesatar i trombociteve (MPV) pėrdoret bashkė me numrin e trombociteve pėr t’u diagnostikuar disa sėmundje. Nėse numri i trombociteve ėshtė normal, volumeni i trombociteve mund tė jetė akoma shumė i lartė apo shumė i ulėt.

    Numri i lartė i trombociteve
    Vlerat e larta tė trombociteve mund tė shfaqen nėse vjen te gjakderdhja, mungesa e hekurit, te disa sėmundje si kanceri dhe problemet me palcėn e eshtrave.

    Numri i ulėt i trombociteve
    Numri i ulėt i trombociteve mund tė shfaqet nė shtatzėni ose tek tė sėmurėt nga purpura idiopatike trombocitopenike. Shpretka e rritur, po ashtu mund tė reduktojė numrin e trombociteve.

    Hematokriti dhe hemoglobina
    Hematokriti zbulon sasinė e hapėsirės (volumenit) tė cilėn zėnė rruazat e kuqe nė gjak. Vlera shprehet si pėrqindje e rruazave tė kuqe tė gjakut nė volumenin e gjakut. Pėr shembull, nėse hematokriti ėshtė 38 do tė thotė qė 38 pėr qind e volumenit tė gjakut ėshtė e pėrbėrė nga rruazat e kuqe tė gjakut. Vlerat e hematokritit dhe hemoglobinės tregojnė nėse ėshtė e pranishme anemia ose policitemia. Molekulat e hemoglobinės plotėsojnė rruazat e kuqe tė gjakut. Ato pėrmbajnė oksigjen dhe rruazave tė gjakut u japin ngjyrėn e kuqe. Kur merret gjaku matet sasia e hemoglobinės nė gjak dhe aftėsia e bartjes sė oksigjenit nė trup.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 14:17