BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kalciumi thelbesor per kockat dhe dhembet!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kalciumi thelbesor per kockat dhe dhembet!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/11/2011, 15:49

    Kalciumi thelbesor per kockat dhe dhembet! Images

    Kalciumi eshte nje mineral thelbesor per te gjitha moshat per ekuilibrin dhe shendetin e mire te trupit tone. Na sherben per te pasur dhembe te forte, si dhe siguron shendetin e dhembeve, por edhe per transmetimin e impulseve nervore, tkurrjen muskulare dhe te koagulimit te gjakut. Zakonisht marrja e kalciumi lidhet menjehere me konsumimin e qumeshtit dhe produkteve te tij, por eshte prezent edhe ne disa ujera minerale.

    Ne fakt, ne kete drejtim ekspertetet kujtojne se “biovlefshmeria e kalciumit ne ujerat minerale eshte e krahasueshme me qumeshtin e lopes”. Dhe gjithe kjo pa shtuar kalori ne dieten tone.Per te ruajtur nje ekuiliber te mire hidro-te kripur, eshte mire te pihet uje mineral ne sasine e duhur.

    Kjo jo vetem qe shuan etjen, por kryen veprime te favorshme per shendetin fale prezences se elementeve thelbesore per organizmin tone. Persa i perket kalciumit: Ne kundershtim me ate qe gabimisht besohet, marrja e ujit mineral nuk favorizon shfaqjen e gureve ne veshka. Kalciumi eshte minerali prezent ne sasine me te madhe tek njerezit, rreth 99 per qind gjendet ne kocka. Kerkesa e tij e perdidtshme ndryshon sipas moshesh dhe sipas kushteve fiziologjike, nga 0.5 deri ne 1.5 gram ne dite. Ne rastin e mungeses se kalciumit, shpjegojne ekspertet, simptomat me te zakonshme jane, dhimbjet e muskujve ose problemet e dhembeve tek femijet.

    Edhe osteoporoza, dridhjet dhe disa cregullime te ritmit te zemres mund t’i atriubohen mungeses se ketij elementi. Nder burimet me te zakonshme te kalciumit eshte qumeshti dhe nenproduktet e tij, por edhe lakra e perimet, frutat dhe fasulet, arrat, si dhe ujerat mineral te caktuar. Pikerisht uji mund te jete nje menyre e shkelqyer per te marre sasine e duhur te kalciumit pa marre kalori. Ekspertet theksojne se: “Duke pire 1.5 litra uje mineral te pasur me kalcium, eshte e mundur te merrni me shume se 30 per qind te kerkesave ditore te ketij elementi”. ikub

      Ora ėshtė 14/11/2024, 08:13