BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Garderoba vjeshtore e femres!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Garderoba vjeshtore e femres!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/11/2011, 00:28

    Garderoba vjeshtore e femres! Images

    Veshjet klasike duhet t’i kete ēdo femer ne garderoben e saj.

    1. Nje xhakete mbas trupi qe te tregoje format femerore, por jo muskujt e saj, shkon me ēfare do veshje, nga pantallona elegante deri ne pantallona xhins dhe funde. Nje xhakete eshte ajo qe strukturon kornizen trupore te nje femre.

    2. Mund te duket e ēuditshme por kemisha e bardhe me menge te gjata konsiderohet si trungu i garderobes se nje femre.
    Variacionet e kombinimeve me nje kemishe te bardhe jane te shumta.
    Ato shkojne shume me xhaketat, pantallona te ngushta por edhe te gjera, te zbukuruara me kollare ose jo, me jake te ngritur ose jo.

    3. Kostum i zi me pantallona jane veshja me elegante per nje grua ne karriere, te kombinuara me kepuce me taka te larta.
    Kjo eshte veshja me klasike dhe keshillohet qe copa e kesaj veshje te mos kete refleks shkelqimi dhe te jene ne cope prej pambuku ose te perziera me strech.

    4. Golfet e ngritur dhe mbas qafe gjithmone kane bere hyrje-dalje te shpeshta ne mode. Prandaj ajo mbetet si nje nga veshjet e preferuara per femra. Eshte mjaft e rendesishme qe golfi te jete i nje materiali te mire dhe te bute qe te mos krijoje kruarje dhe alergji ne pjesen me elegante te nje femre: qafen. Kur golfi i ngritur ka prerje te bukur, atehere edhe qafa e nje gruaje do te duket me e bukur dhe femerore.

    5. Palltoja neutrale eshte ajo qe nuk ka dale asnjehere nga moda. Ajo shkon me ēfare do lloj veshje qe ju mund te keni nga poshte. Palltoja neutrale, sidomos ne ngjyre kameli, eshte nje model klasik vjeshteror pasi ka pafundesi mundesi kombinimesh me te.

    6. Ēizme me taka te larta jane nje aksesor i domosdoshem per nje femer. Ato jane te kombinueshme me pantallona te shkurtra deri dhe me mini-funde. Ato mund te palosen apo edhe te ulen poshte duke krijuar stilin e qafes me lekure te rrudhur. Ēizme te kafta jane zgjedhja juaj me e mire nese garderoba mban me shume xhinse, ndersa ēizmet e zeza jane ato qe shkojne me ēdo gje.

    7. Perlat jane te persosura per nje femer pasi e bejne ate me te plotesuar ne stilin vjeshtor. Vishni perla te hirta me veshje te zeza te shumellojshme dhe do te keni nje pamje vertete femerore, ose zgjidhni perla te bardha per nje fustan te zi elegant per koktejle.


    8. Nje ēante e madhe lekure eshte mjaft e pershtatshme per stinen e vjeshtes. Ēanten mund ta zgjidhni si te deshironi, me shkelqim apo jo, me aksesore zbukurues apo jo, por kryesorja eshte qe ajo te jete e madhe, pasi femres mund t’i nevojiten te mbaj shume gjera ne te. Mos harroni nje ēante e gjere do te jete mikja juaj me besnike nder vite. ikub

      Ora ėshtė 15/11/2024, 02:49