Shume femra kerkojne receten ideale per te qene te bukura. Nje sondazh anglez Superdrug ka treguar portretin e femres perfekte, duke e perzier me stilin e aktoreve dhe personaliteteve te fammshem.
Si i duan meshkujt, femrat? Si ndryshon koncepti i bukurise ne kohe dhe cili eshte identikiti i femres ideale kontemporane? Nje studim anglez ju pergjigjet. Nese shohim pasarelat femrat e sotme jane shume grintoze, te emancipuara, mbajne floke te shkurter dhe nje grim te dukshem. Te tjera tendenca flasin per nje fustan te zi, floke te mbledhur, dhe ngjyra te zbehta.
Nje sondazh anglez Superdrug, ka stiluar identikitin e femres perfekte per sezonin, i cili zgjedh ne 84%te rasteve, stilin 'less is more' me nje preference 43% per make-up-in natyral. "Kerkimi yne tregon se klasikja fiton gjithemone- shpjegon per Daily Express, Sara Wolverson nga Superdrug,- dhe se kur behet fjale per grim dhe look, femra e sotme di mire se cfare kerkon. Ne fakt, edhe pse sheh disa ikona boterore, kjo nuk do te thote se deshiron ti imitoje ato, ja perse preferon te zgjedhe veshje dhe make-up qe i nxjerrin ne pah bukurine, duke u ndjere me te sigurta"
Mes kandidateve te mundeshme qe ndjekin bukurine e fresket jane Kate Middleton, Charlotte Casiraghi, Charlen e Monakos dhe Letizia e Spanjes. Ikona te verteta stili te cilat kane shume klas dhe natyralizem ekstrem. Nje keshille per tu perdorur si diktat. Nuk duhet te sforcoheni per tu dukur te bukura dhe ne forme, natyralizmi eshte nje element shume seksi! /ikub/