Reniet e stilit persa i perket make-up-it u ndodh edhe vip-ve, nuk jemi imun as ne, keshtuqe mes gabimeve te teprimit te make-up-it do te kishit nje pamje me te madhe se mosha juaj reale. Ja disa gabime me te shpeshta qe bejne femrat kur grimohen.
1- Te gabosh fondotinte
Ngjyra e fondotintes eshte e rendesishme per te arritur nje make-up perfekt. Nuk duhet te jete shume i ndryshem nga ngjyra juaj natyrale per te evituar ne kete menyre kontrastin e lekures me te fondotintes. Zgjidheni me kujdes, kur te gjeni ate te duhurin per ju mos e leshoni me!
2- Grim me efekt "panda"
Mos merrni pamjen e nje arushi simpatik panda dhe beni kujdes me lapsin e syve, penelin apo dhe tonet e syve. Mos e teproni asnjehere (pervecse se per halloween), tregohuni te kujdesshme kur grimoheni dhe mos vini truk mbi truk deri ne fund te dites. "Efeketi panda" ju nxjerr ne pah rrudhat e syve dhe ben te duket moshe e madhe edhe nje vajze te re.
3- Te rendoni qerpiket
Me kohen, qerpiket behen me te holle. Keshtuqe mos i rendoni me shtresa rimeli. Qerpiket qe rendohen nga rimeli tentojne te bien poshte, ju japin nje pamje te pergjumur dhe ju bejne qe syte tju duken me te vegjel.
4- Te teproni me fardin
Fardi eshte nje nder produktet me te veshtire per tu manexhuar, per femrat qe kane pak eksprience me make-up-in. Ngjyra eshte e rendesishme, edhe zonat mbi te cilat do te aplikoni jane te rendesishem dhe per kete duhet te jete ne harmoni me formen e fytyres tuaj. ikub