BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kompjuteri, i demshem per shtyllen kurrizore!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kompjuteri, i demshem per shtyllen kurrizore!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/12/2011, 23:47

    Kompjuteri, i demshem per shtyllen kurrizore! Images

    Hė tani, mjaft bėre sikur ke punuar me kazmė. Ulur ke qenė gjithė ditėn!” Janė fjalė tė dėgjuara shpesh prej personave qė zakonisht punojnė pėrpara kompjuterit.

    Ankesa pėr ndonjė dhimbje koke, mesi apo shpine, merr zakonisht njė pėrgjigje jo tė kėndshme dhe tė shpjegosh se qėndrimi ulur nuk ėshtė shumė i rehatshėm, nuk merr ndonjė reagim tė kėndshėm. “E megjithatė kompjuteri ėshtė si njė kazmė e fshehur”, thotė fizioterapisti Leonard Xhillari, ndėrsa e pyet lidhur me dėmet qė mund tė shkaktojė ky qėndrim tek personat.
    Sipas tij, nė pėrgjithėse shqiptarėt nuk kanė njė edukatė tė tė qėndruarit nė mėnyrė korrekte nė karrige apo qoftė edhe nė ecje. Apo pėr tė qenė mė tė qartė, kanė njė mungesė tė madhe kulture nė kėtė drejtim. Dhe njė gjė e tillė nuk ėshtė thjesht problem estetike, por sjell pasoja tė rėnda mbi shėndetin e gjithsecilit.

    Pėr mėnyrėn e tė qėndruarit fizioterapisti Leonard Xhillari e nis kritikėn qė nga momenti kur i afrohesh pėr intervistė. “Ju si fillim dua t’ju them se nuk po mbani njė qėndrim tė trupit nė mėnyrė korrekte. Nė ēdo moment duhet tė kemi kujdes tė madh pėr shtyllėn kurrizore, pra qė disqet intervebrale tė rrinė sa mė mirė”, thekson ai.

    Mė tej ai shpjegon mbi kulturėn e vendit tonė pėr mėnyrėn se si qėndrojnė, pasojat dhe se si duhet tė kemi njė qėndrim sa mė tė rregullt.

    Doktor, flitet shpesh pėr njė qėndrim jo tė rregullt, sidomos para kompjuterit…

    Mund tė them se ky problem ėshtė sidomos pėr ata qė rrinė me orė tė tėra para kompjuterit. Sepse njerėzit humbasin aty dhe mė pas krijojnė njė qėndrim jo tė rregullt, duke kėrrusur shtyllėn kurrizore dhe duke i futur shpatullat brenda. Njė gjė e tillė sjell shqetėsim. Pasojat fillojnė me mpirjen trupit, qė ėshtė e dėmshme dhe e rrezikshme. Ėshtė mirė qė herė pas here tė bėsh ndonjė ecje rreth e qark, nė mėnyrė qė trupi tė qetėsohet.

    A vihet re ndonjė mėnyrė tė edukuari nė popullatė se si duhet tė qėndrojmė?

    Vihet re njė mungesė totale informacioni dhe kėtė e shoh edhe tek pacientėt qė vijnė kėtu. Kjo gjė vihet re tek tė gjitha moshat. Le tė marrim si shembull vajzat, duke qenė se pėrbėjnė shumicėn qė kanė probleme. Gjithēka fillon qė nė adoleshencė, nė moshėn 14-15 vjeē, kur ato nisin tė kenė njė zhvillim tė gjoksit. Nė kėtė rast, duke u ndjerė keq pėrpara babait apo vėllait, ato fillojnė tė kėrrusen nė mėnyrė qė ky zhvillim i tyre tė mos vihet re. Por kjo sjell pasoja pėr shtyllėn kurrizore. Ajo ēka vihet re ėshtė fakti se prindėrit nuk iu shpjegojnė vajzave se ky qėndrim nuk ėshtė estetik dhe i shėndetshėm. Nėnat, por edhe baballarėt, duhet t’u thonė se ėshtė mriė tė qėndrojnė drejt.

    A ka lidhje mėnyra e tė qėndruarit kėrrusur me mentalitetin nė pėrgjithėsi?

    Padyshim qė po. Edhe nė punė apo diku tjetėr po tė shohėsh dikė qė rri drejt, mban shpatullat drejt, njerėzit janė tė prirur tė thonė: “Shiko si po bėn ky ose ajo, si kapėrdiset”. Nė fakt, personi qė rri ashtu e ndien veten shumė mirė dhe njė trup sa mė drejt qė rrijė nė njė kėnd 90 gradė, aq mė mirė ėshtė. Njė mėnyrė e gabuar vihet re edhe nė shtėpi, kur njerėzit rrinė mbi kulltuqe apo divanė. Qėndrojnė tė varur e tė kėrrusur nė njė mėnyrė aspak tė shėndetshme dhe problemet janė nė kėto raste edhe pėr pjesėn e qafės. Kėshtu, mėnyra e tė qėndruarit ėshtė diktuar disi edhe nga vetė shoqėria. Unė mendoj se duhet edukimi i tė gjitha brezave.

    A mendoni se mund tė pėrfshihet nė kurrikulat mėsimore se si duhet tė qėndrohet nė bankė, tavolinė dhe kudo?

    Mesa di unė kėto, kurrikula nuk ekzistojnė. Por do tė ishte shumė mirė tė ishin. Edukimi duhet tė fillojė qė nė shkollė. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.

    Pasojat e tė qėndruarit nė mėnyrė tė vazhdueshme jo nė mėnyrė korrekte cilat janė?

    Janė tė shumta. Fillon me dhimbje tė shtyllės kurrizore, dhimbje koke, marramendje, pėrzierje. Njė gjė e tillė bėn qė njerėzit tė mos ndihen mirė as psikologjikisht, tė kenė shqetėsime, tė nxehen shpejt, ndėrkohė qė mund tė kalohet edhe nė spoliartrozė.

    Po sa i takon kushteve e tė fjeturit, a janė tė rėndėsishme?

    Sigurisht, krevati, dysheku dhe jastėku duhet tė jenė nė harmoni dhe tė plotėsojnė kushtet pėr njė qėndrim sa mė tė rregullt.

    Cilat janė profesionet qė vuajnė mė shumė nga qėndrimi jo i rregullt i trupit?

    Mendoj se janė tė gjithė ata persona qė qėndrojnė me orė tė tėra nė karrige para kompjuterit. Madje, kompjuteri ėshtė quajtur si njė kazmė e fshehtė qė ndikon negativisht mbi shėndet, sepse para kompjuterit harrohesh pėr orė tė tėra.

    Ėshtė vėnė re njė ndėrgjegjėsim i njerėzve qė duhet tė fillojnė aktivitete fizike? Ėshtė mirė qė kėto ushtrime tė kenė njė udhėheqės apo mund tė bėhen vetė?

    Jo, ėshtė mė mirė qė tė ketė njė instruktor. Pasi nė rast se bėhen ushtrime tė gabuara, kjo mund tė sjellė probleme nė shtyllėn kurrizore tė personit tė sėmurė. Mund tė vihen ndoshta pesha qė nuk janė tė pėrshtatshme ose janė mė tė rėnda seē duhet dhe kjo mund tė ēojė nė njė rėndim tė situatės. Kėshtu qė ēdo gjė duhet tė jetė mirė e kontrolluar dhe para se tė nisen ushtrimet, ėshtė mirė qė tė ketė njė instruktor pėr atė qė duhet bėrė.

    Cila ėshtė mosha mesatare e personave qė kanė probleme?

    Le tė themi 30-35 vjeē. Dhe shumica e pacientėve janė femra. Ka nga probleme tė lehta qė janė dhimbjet e mesit apo tė shpinės, deri nė ato tė vėshtirat qė nėnkuptojnė spoliartrozėn

    Qėndrimi ulur, vithe mė tė gjera

    Qėndrimi ulur ju bėn tė keni tė ndenjura mė tė mėdha. Ky lajm mund tė bėjė tė rrahė zemra e ēdo punonjėsi zyre. Por shkencėtarėt janė shprehur se qėndrimi ulur pėr njė periudhė tė gjatė kohe ju bėn qė tė keni njė shtim shėndeti nė vithe. Zbulimi shokues erdhi pasi u verifikua se trysnia qė ushtrohet nga trupi nė pozicionin ulur prodhon 50 pėrqind mė shumė shėndet nė vithe se nė pjesė tė tjera.

    Kėrkimet tregojnė se pėrse personat qė qėndrojnė ulur pėr njė kohė tė gjatė dhe qė kanė njė jetė jo shumė aktive shtojnė shumė nė peshė, sidomos kur ky lloj qėndrimi kombinohet me njė dietė jo tė shėndetshme dhe mungesė ushtrimesh. Mė e bezdisshme pėr mė tepėr, ėshtė fakti se kėrkimet tregojnė pėr tė parėn herė qė edhe personat qė ushqehen shėndetshėm dhe janė aktivė, do tė kenė probleme nė rastet e qėndrimit pėr njė kohė tė gjatė pas njė tavoline.

    Duke studiuar muskujt e pacientėve tė paralizuar pas dėmtimeve tė shtyllės kurrizore, u pa se me kohėn qelizat yndyrore kishin filluar tė pushtonin shumicėn e muskujve nė organe. Kjo bėri qė tė nisnin kėrkimet lidhur me funksionimin e kėtij mekanizmi dhe fusha e kėrkimeve u zgjerua. U vu re se qelizat qė qėndronin pėr njė kohė tė gjatė tė tėrhequra kishin rreth 50 pėrqind mė tepėr mundėsi pėr tė krijuar dhjamė.

    Profesori Amit Gefen, i Universitetit tė Tel Avivit tha se “obeziteti ėshtė mė shumė se njė disbalancim i kalorive. Qelizat nė vetvete janė gjithashtu pėrgjegjėse pėr lėvizjen. Qelizat yndyrore prodhojnė mė shumė trigliceride dhe me njė ritėm mė tė lartė kur i nėnshtrohen njė tėrheqjeje statike.

    “Ka shumė mėnyra se si qelizat mund tė kuptojnė ngarkesėn mekanike. Duket se qėndrimi mekanik statik pėr njė kohė tė gjatė, pėrfshirė peshėn e trupit kur rrimė ulur apo shtrirė, ka njė impakt nė rritjen e prodhimit tė yndyrės”.

    Kėto zbulime tregojnė se duhet t’i kushtojmė vėmendje edhe lėvizjes mekanike tė qelizave tona, ndėrsa marrim parasysh kaloritė qė konsumojmė dhe djegim”, u shpreh profesori Gefen. Ai paralajmėroi se ndėrsa ka raste ekstreme kur njerėzit janė lidhur pas njė karrigeje pėr shkak tė kushteve shėndetėsore, njėkohėsisht ka edhe tė tjerė qė bėjnė njė jetė sedentare duke e kaluar shumicėn e ditės pas njė tavoline. Edhe njė person me dietė tė shėndetshme dhe qė bėn ushtrime do tė ketė ndikime negative pėr shkak tė periudhave tė gjata tė pasivitetit.

      Ora ėshtė 13/5/2024, 04:26