BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lekura e fytyres, ta mbajme te shendetshme edhe ne dimer!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lekura e fytyres, ta mbajme te shendetshme edhe ne dimer!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/12/2011, 00:40

    Lekura e fytyres, ta mbajme te shendetshme edhe ne dimer! Images

    Lekura e fytyres, mbi te gjitha ne kete periudhe, kur klima eshte e ftohte dhe e lagesht, behet gjithmone e me shume delikate, skuqje dhe irritime te cdo lloji jane gjithmone prane duke na shkaktuar edhe shqetesime serioze per tu drejtuar tek dermatologu apo ne farmaci. Shpesh, femrat nuk jane te pergatitura per te perballuar kete lloj sezoni, dhe ardhja e tij na shkaterron lekuren, ne e thane. Cte bejme per te parandaluar te gjitha keto? Ja disa keshilla te duhura. Gjate vjeshtes dhe dimrit lekura jone i nenshtrohet stresit termik dhe ne rast se nuk e ndihmojme eshte normale qe ajo te humbase shendetin e saj. Fytyra, eshte pjesa me e ekspozuar e trupit dhe per kete arsye vuan me shume nga agjentet e jashtem.

    Per te evituar skuqjet apo probleme te tjera eshte mire qe te ndiqni disa rregulla te perditshme per ti ardhur ne ndihme lekures tuaj, dhe duke ju lejuar ne kete menyre te keni nje lekure te bukur dhe te shendetshme. Fillimisht, beni kujdes me sapunin qe perdorni per te pastruar fytren tuaj, shpesh nuk e kuptojme qe produkti qe perdorim eshte i ndertuar me perberes agresive dhe i cili mund te demtoje me te vertet lekuren. Per kete arsye eshte mire te blini, mbase edhe tju ndihmojne ne zgjedhje, nje produkt te pershtatshem per tipin tuaj te lekures, i cili nuk do te provokoje skuqje apo irritime te tjera. Gjithashtu, beni kujdes me tonikun, ne kete periudhe eshte me mire te mos perdorni nje produkt te tille, pasi lekura e fytyres tenton te jete e thate ne kete periudhe. Beni kujdes me kozmetiket qe kane perberje alkooli. Mos harroni asnjehre te hidratoni lekuren, eshte shume i rendesishme edhe perdorimi i nje kremi te mire hidratues. /ikub/

      Ora ėshtė 11/5/2024, 08:38