Lekura kthehet per te qene protagoniste e padiskutueshme ne pasarelat e modes dimrore, nje must qe nder vite nuk ka perenduar. Duke treguar nje stil te vendosur, agresiv, qe tregon deshiren e nje femre per te veshur nje stil mashkullore e ben akoma me shume sensuale kete material. lekura kthehet ne trend me xhaketa, pantallona, rripa, dorashka, kepuce, canta, te gjithe elemente qe nuk mund ti mungojne garderobes tuaj per ato qe duan te jene me te vertet ne mode dhe te cilat mos kalojne pa u vene re.
E vertet apo fallso pak ka rendesi, eshte efekti ai qe ka rendesi, nese gjeni ate duhuren eshte e thjeshte te krijoni nje look perfekt per cdo ore te dites. Ripi eshte mbase aksesori me i zakonshem, me modelin e duhur edhe nje kemishe e bardhe merr nje karakter tjeter. Pantallonat klasike te lekures, pikerisht ato qe per vite i keni ruajtur me xhelozi ne dollap mund ti vishni perseri, nje t-shirt animalier e ben kete veshje perfekte per nje mbremje me miqte. Dorashkat, e zeza klasike, kafe ose me ngjyra, transformohen nga nje nevoje e thjeshte per tu mbrojtur nga i ftohti ne nje element per te kompletuar look-un tuaj. ikub