BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si ndikon Hena ne shendetin tone!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Si ndikon Hena ne shendetin tone!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/12/2011, 00:37

    Si ndikon Hena ne shendetin tone! Images

    Mite, legjenda, besime... Hena i ka intriguar gjithmone njerezit qe shohin tek ajo nje yll me fuqi te jashtezakonshme. Njeri prej tyre eshte dhe doktori francez Henri Pyzhe, i cili ka botuar nje liber kur ka "zbuluar" fytyren e fshehte te Henes dhe efektet qe mendohet te kete ajo te shendeti, shtatezania, gjumi seksualiteti, humori etj.

    Fazat e henes

    - Hena e re, ose e "e zeze" i korrespondon periudhes kur Hena eshte e padukshme ne qiell. Fytyra e saj e ndricuar nga rrezet e diellit, nuk eshte e dukshme dhe rrezatimi eltromagnetik ndaj Tokes eshte i dobet.

    - Hena ne rritja eshte periudha qe shkon nga Hena e re, deri te Hena e plote. Ajo zgjat 13 dite, gjate te cilave, Hena vjen duke u zmadhuar pak nga pak.

    - Hena e plote ose "e bardhe" i korrespondon momentit kur Hena eshte krejtesisht e ndricuar nga Dielli. Rrezatimi elektromagnetik eshte i forte.

    - Hena ne pakesim ose ne zbritje, eshte periudha qe shkon nga Hena e plote deri tek Hena e re. Ajo vjen pak nga pak duke u zvogeluar.

    Nje menyre per te kuptuar nese Hena eshte ne fazen e rritjes apo pakesimit, eshte e lehte ta vesh re. Nesa ka formen e C-se, eshte ne pakesim, nese ka formen e D eshte ne rritje. Ky rregull, vlen vetem nese shihet nga hemisfera e Veriut, sepse nga Hemisfera e Jugut eshte e kunderta. Ne kalendar, ditet e Henes se plote perfaqesohen me nje rreth te bardhe bosh, ndersa ato te Henes se re me nje rreth te plote te zi. /ikub/

      Ora ėshtė 14/11/2024, 08:15