Qe shikimi mund te godas me efikasitet nuk eshte i mjaftueshem vetem make-up-i, por eshte e rendeishme te kujdeseni ne menyre natyrale per vetullat. Ne shtetet e Bashkuara egzistojne ekspert, te cilet paguhen me shifra marramendese nga Vip-at, te cilet kane per detyre te ridizenjojne dhe te mbajne modelin e paprishur te vetullave.
Forma e duhur
Fillimisht duhet te merrni nje shkop apo nje laps te thjeshte.
Per te piketuar piken e fillimit te vetulles shkopi duhet te pozicionohet vertikalisht nga ana e hundes, ne te majte dhe ne te djathte, derisa te takohet me pjesen e brendeshme te vetulles. Per te piketuar piken me te larte te harkut te vetulles dhe per ti dhene shikimit nje pamje te embel, duhet te poziciononi shkopin, gjithmone vertikalisht me drejtim nga jashte syrit.
Gabimet me te shpeshta
Shpesh jane shume larg ose shume afer midis tyre. Per te verifikuar nese distanca eshte e duhura duhet te shihni hapsiren midis cepave dhe te respektoni te njejten distance edhe midis dy vetullave. Mos harroni se nuk duhen eleminuar jo me shume se dy rreshta me qime ne pjesen e brendeshme te vetulles, ndersa nga jashte saj asnje te tille.
Moda e momentit
Tendencat e prezantuara nga ekspertet e modes dhe te make-up-it synojne per vetulla te mbushura dhe te trasha, te cilat ngjasojne me modelin e viteve 80'. Keshtuqe eshte me mire te kurseni doren sa me shume qe te mundeni kur merrni piskatoren ne dore, pasi rritja e qimeve te vetullave eshte shume e ngadalte. /ikub/