Nje nder tendencat e manikyreve per 2012? Te themi te verteten, ashtu sic mund te keni kuptuar ne artikuj te ndryshem te shkruar apo me galeri, tendencat persa i perket manikyreve jane me te vertet te shumta dhe kjo eshte nje gje e mire per fashion victims te cilat mund te kene nje mundesi te madhe zgjedhjeje mes ngjyrave te ndryshme. Ka nga ato qe deshirojne ngjyrat e ftohta, te cilat kete vit jane shume glamour, si grija apo bluja, por ka dhe ato, qe deshirojne ngjyra me te forta, edhe keto jane trend. Por sot do te leme menjeane manikyret e akullte, me tonet e metaleve dhe te gureve, dhe do te flasim per tonalitete soft si roza, bezha, ngjyra e mishit etj.
Ne kohet e fundit jami mesuar te shohim nail art me ngjyra te forta si e kuqja, portokallia, jeshile e hapur, por eshte koha te kthehemi ne normalitet duke ndjekur tendencat e modes ne kete periudhe. Shume nga ju mund te preferojne ngjyra te buta sepse jane me formale dhe jo shume impenjative per tu pershtatur, tipologjite dhe nuancat e tjera te krijojne me shume probleme ne kombinime me veshjet e zgjedhura.
Ne pasarelat e brand-ve te ndryshme jane pare nude look per thonjte, dhe mesa duket eshte vertet nje must i ketij sezoni, ngjyra te padukshme te cilat te falin elegance, nje stil i thjeshte, por ne te njejten kohe, shume shik, dhe jo vetem. Po ju ne cfare stili e gjeni veten? /ikub/