Manikyri eshte nje pjese e rendesishme e bukurise se femrave, ja se cilat jane manikyret e keshillueshem per te qene perfekte.
Sigurisht qe duhet ta dini qe jane te shumte ata te cilet konsiderojne duart nje bilet vizite te vertet dhe per kete arsye te kujdesesh per duart dhe thonjte eshte e rendesishme. Por edhe persa i perket manikyreve moda kalon dhe manikyret e djeshem, sot jane out, keshtuqe ja nje reminder per ngjyrat e sezonit.
Mesa duket kete vjeshte eshte shume ne mode femra misterioze, dhe si e tille manikyri duhet te jete sipas kesaj tendence. Jepini rruge te lire manikyreve dark, nga ngjyra e zeze tek vjollca, ngjyra simbol e kesaj vjeshte. Sigurisht kur jeni ne pune keto ngjyre perjashtohen, per ne zyre eshte me mire te aplikoni ndonje ngjyre neutro, nga roza del tek nje tonalitet me te thelle qe eshte e kafta.
Si mendoni te mbani ate qe ka qene nje tendence verore per floket dhe tashme e kthejme tek manikyret? Po flasim per hijet, stil qe po pushton boten e nail art. Nje manikyr shume i erret ne majen e jashtme te thoit, ose nga gishti i madh drejt gishtit te vogel. Se fundi dicka artistike per ekspertet e nail art, vjeshta eshte sezoni i artit, perpiquni te riprodhoni motive te pikturave te famshme mbi thonjte tuaj. /ikub/