Sot do te flasim per boten e mrekullueshme te makiajazhit duke mesuar rregullat baze, fale Roberto Antimi, make-up artist i njohur. Nesa deshironi te zbuloni ne pak levizje te thjeshta fazat per te pasur nje grim perfekt, merrni shenime dhe ne kete menyre do te keni mundesine te personalizoni me stil dhe krijimtari look-un tuaj, dukei shtuar edhe efekte speciale dhe nje grim origjinal.
1- Drita
Nje nder kushtet me te rendesishme per te realizuar nje grim te bukur eshte drita, e cila mund te jete natyrale ose artificiale. Drita natyrale eshte neutro, ose me sakte jo dominuese, ne kete rast ngjyrat qe do te perdorim per grimin tone do te jene jo te alternuar. Drita artificiale mund te jete dominuese, e kuqe, blu, portokalli ose e verdhe, sipas burimit te ndricimit, qe tenton te te "ndryshoje" ngjyrat e perdorura per grimin. Per nje grim natyral keshillohet perdorimi i drites se perhapur, per te evituar hije te padeshiruara, ndersa per nje grim mbremjeje zgjidhni nje drite artificiale te barazpeshuar, ose me mire nje kombinim te dritave te ngrohta dhe te ftohta.
2- Vetullat
Mos harroni se nuk duhet te hiqni kurre vetullat disa minuta para se te beni grimin, kjo per te mos patur zona skuqjeje.
3- Te zgjidhni fondotinten
Nje make-up i mire fillon nga fondotinta. Eshte gjithmone e nevojshme te testoni ngjyren ne balle apo ne qafe, duke respektuar ngjyren e lekures. Tabela e ngjyres ideale ndahet ne 5 zona.
1- Tone te rozta per nje ngjyre gri te lekures
2- Tone bezhe per nje lekure te hapur dhe te paster
3- Tone ne ngjyren e kajsise per nje ngjyre lekure pak te erret.
4- Tone te fildishta per nje lekure te skuqur
5- Tone qelibari per nje nje lekure te erret
4- Korrektori
Korrektori eshte nje zgjedhje e mire per qeskat e syve, aknet, shenjat e vogla, njolla etj. Duke e shtrire para fondotintes duke u kujdes ta shtrini mire, duke bere qe produkti te mos krijoje pulla ne vende te ndryshme te fytyres.
5- Syte
Nese jane te bukur duhet patjeter te dalin ne pah, por nese syte nuk jane pika me e forte e nje pamjeje,grimi mund te behet qe ato te duken shume terheqes. Mund te beni me te medhenj syte e vegjel, mund te "largoni" syte qe jane shume afer e keshtu me rradhe. Tone te ngrohta per brunet, dhe tone te ftohta per biondet. Jeshile dhe bojeqielli per syte e hapur, portokalli dhe lejla per ato te erret. Buzekuqet e theksuar vetem per ato qe kane buze misherore, nuance te hapura dhe shkelqyes per ato qe kane buze te holla. Keto jane rregullat klasike te grimit, mjafton te shfryni krijimtarine tuaj dhe mund te kuptoni sesi te nxirrni ne pah pikat tuaja me te mira.