Precizion linjash dhe tiparesh, efekt kinemaje dhe krijimtarie, eshte esenca e grimit grafik. Vleresoni shikimin me design.Harroni sfumaturat, abandononi regullat e drite hijes dhe grimojini syte me grimin grafik. Grimi grafik te lejon personalizime te stileve te ndryshme, te shumta jane efektet, te theksosh shikimin, duke e bere magnetik ose ne te kundert te besh syte si te kukullave, duke theksuar me embelsi dhe romantizem. Mund te luani me misterin, me joshjen e femres fatale. Me pak fjale, fale grimit grafik secila mund te zgjedhe te interpretoje personazhin femeror qe deshiron. per realizimin e make-up-it grafit ju nevojitet vetem dora precize, qe te vizatoje pika precize, dhe sigurisht produktet dhe pajisjet e duhura.
Si te bejme nje grim shume preciz
Kush nuk eshte mesuar te vizatoje me dore te lire, mund te filloje te trukohet duke perdorur skocin, per ta aplikuar pasi ka krijuar bazen(fondotinten dhe korektorin) ne anet e syve, eshte mire te perdorni skoc prej letre qe fal lehtesise se tij per tu hequr nuk prish grimin tuaj. Klasiku i grimit grafik eshte peneli i trashe, i zi i cili aplikohet si presje nga larte. Ngjyrat e zeze dhe e arte jane cift fitues, dy penela te aplikuar njeri pas tjetrit, me pare i ziu dhe pastaj ai i arte. Ky lloj grimi realizohet me mire me penela te lengeshem dhe me furce shume te holle. /ikub/