Zbulime te reja ne fushen e dermatologjise sqarojne me mire dinamikat e lidhura me plakjen e lekures se fytyres. Duke filluar nga 40 vjec lekura behet me pak tonike, dhe rrudhat e para duken sikur theksohen me shume. Motivi kryesor, sipas studimeve te Universitetit te Texas Southwestern Medical Center, nuk do te ishte shume forca e gravitetit por shkrirja e yndyres subkutanea dhe ekspozimi ndaj rrezeve te ultraviolet. Per te evituar qe fytyra te mbetet me shenja nga kalimi i kohes ju duhet te krem i mire me nje faktore te larte mbrojtjeje. Por egzistojne dhe metodologji te tjera natyrale per te luftuar rrudhat si masazhe speciale per fytyren qe garantojne efekte shume te mira duke i dhuruar fytyres nje pamje me te relaksuar. Sipas eksperteve cdo grua eshte ne gjendje te frenoje kalimin e kohes me tre levizje te thjeshta qe shoqerojne kremin hidratues te dites dhe te nates ne fytyre dhe ne dekolte. Nese produktet kozmetike behen ne nje menyre korrekte efikasiteti i tyre eshte shume i mire.
Tre menyra efikase per te bere cdo dite, ne mengjes dhe ne mbremje.
1- Pasi te keni marre nje sasi te vogel te kremit hidratues perhapeni me mollezat e gishtave ne fytyre duke ushtruar pak presion ne zonen qendrore te ballit duke vazhduar me masazhimin deri sa te dilni ne anet e jashteme te fytyres duke i perseritur disa here.
2- Pa shtuar me shume krem, duhet te beni presione te lehta mbi qepallat e poshtme per te bere ne kete menyre nje efekt drenues.
3- Merrni perseri nje doze te vogel kremi dhe poziciononi majat e gishtave ne anet e hundes duke masazhuar ne drejtim te vesheve. Per te kompletuar masazhimin poziciononi gishtat ne qender te dekoltese dhe beni levizje nga larte me doren e djathte per ne te majte te qafes dhe te kunderten, kjo behet per te oksigjinuar indin lekuror./ikub/