Cfare duhet te bejme per te qene te bukura gjate dites? E vetmja menyre per tu dukur te bu,ura ne mengjes eshte te kujdeseni per veten cdo mbremje duke ndjekur rutinen e duhur, perseritni disa veprime bukurie te domosdoshme per te bere para se te shkoni per te fjetur. Ja cfare duhet te bejme cdo mbremje per te ruajtur bukurine tone.
Te eleminoni grimin- te gjitha femrat e dine, nuk mund te shtriheni per te fjetur nese nuk keni eleminuar me pare grimin. Cdo mbremje para se te shkoni per te fjetur duhet te hiqni mire grimin, vetem keshtu lekura juaj nuk do te demtohet.
Pastrimi i fytyres- Menjehere pasi te keni perdorur produktet per te eleminuar grimin, pastroni mire fytyren me nje lares delikat qe perkedhel fytyren tuaj.
Te perdorni tonikun- Per te reduktuar poret e dilatuara perdorni nje tonik te mire, ne kete menyre lekura juaj do te duket me kompakte dhe prodhimi i yndyres do te rregullohet.
Hidratoni- Sekreti i vertet i nje lekure te bukur fytyre eshte te perdorni nje krem hidratues shume te fuqishem, qe lekura te jete e bukur duhet ta "ujisni"
Momenti i kembeve- Mos harroni qe ne mbremje duhet te kujdeseni edhe per kembet tuaja. Mes veprimeve te domosdoshme per te bere te pakten njeri duhet ti dedikohet kembeve. Cdo mbremje kaloni nje doreze per ti ferkuar ato, me pas kopletoni trajtimi me nje krem hidratues, keshtu lekura do te jete gjithmone e bukur.
Floket- Pas nje dite te gjate pune floket duken jo te rregullt. Ulni koken poshte dhe kaloni kreherin deri sa ti keni bere te shkrifet, floket ne kete menyre do te jene me te bukur dhe voluminoz, gati per diten e neserme.
Glutealet- Te evitosh celulitin? Mundeni! Pervecse te beni disa ushtrime gjate dites, dedikojini disa minuta ne mbremje glutealeve tuaj dhe futini ne veprimet e perditshme te bukurise per te bere para se te shkoni per te fjetur, aplikoni nje krem te mire anticelulit.
Buzeqeshja- Per te pasur nje buzeqeshje perfekte eshte e domosdoshme te kujdeseni per te cdo dite. Nga njera ane eshte e rendesishme te perdorni fillin dentar per te qene te sigurta se mund te hiqni gurezat dhe te keni dhembe te shendetshem, nga ana tjeter eshte mire te perdorni nje zbutes per te qene te sigurta se do te keni buze te buta dhe te parezistueshme. /ikub/