BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Te mirat e rozmarines!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Te mirat e rozmarines!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/1/2012, 17:35

    Te mirat e rozmarines! Images

    Gjatė temperaturave tė ulėta nėn minus, njerėzit qė kanė qarkullim tė dobėt periferik ankohen nė dhimbje nė gishtat e ngrirė tė duarve dhe kėmbėve, por edhe nė veshė dhe hundė tė ftohtė.

    Enėt e vogla tė gjakut ngushtohen shumė nė motin e ftohtė, prandaj gishtat nė duar dhe kėmbė bėhen tė ftohtė dhe dhembin por dhe ndryshojnė ngjyrėn. Nėse keni ndonjė nga kėto simptoma, fillimisht kėrkojeni ilaēin nė shtėpi. Nga lashtėsia dihet qė rozmarina ėshtė shumė mė shumė se vetėm njė mėlmesė dhe dekorim i mirė nė shtėpi. Nė mjekėsinė popullore njihet edhe si bimė shumė shėruese duke iu falėnderuar pėrbėrėsve si vaji eterik, rrėshira dhe tanina.

    Rozmarina ndikon mirė nė nerva dhe nxit qarkullimin duke iu falėnderuar pėrbėrėsit tė saj aromatik, kamforit. Vajin e kėsaj bime pėrdoreni edhe pėr masazh tė duarve dhe kėmbėve tė ftohura pėr t’i nxehur. Femrave shtatzėna u lejohet tė pinė njė filxhan ēaj nė ditė, ndėrsa rozmarina nuk rekomandohet pėr ata qė janė tė sėmurė nga epilepsia ose tensioni i lartė i gjakut.

    Kėtė bimė shėruese mund ta rrisni nė saksi nė tarracė apo nė dritaren e kuzhinės, por meqenėse pėlqen ngrohtėsinė, gjatė dimrit gjithsesi futeni nė shtėpi. Pėr ēaj pėrdoret gjethi i rozmarinės, i cili ėshtė pėrbėrėsi kryesor edhe i shumė preparateve nė industrinė kozmetike dhe veēanėrisht atyre qė parandalojnė rėnien e flokėve. Ekspertėt theksojnė edhe qė kjo bimė ėshtė aleate e fortė i qelizave tė lėkurės nė luftėn kundėr plakjes.

    Miti pėr dekorin nė jakė

    Edhe sot e kėsaj dite nė shumė kultura tė ftuarit nė dasma mbajnė degėza tė rozmarinės si zbukurim. Ky zakon sipas legjendės rrjedh nga mbretėresha hungareze Elizabeta, tė cilėn e ka shpėtuar kjo bimė. Kur nė moshėn 70-vjeēare kishte vendosur tė martohej me mbretin suedez, ajo mezi kishte lėvizur. Dikush i kishte thėnė tė pijė ēaj tė rozmarinės dhe ka ndodhur mrekullia – mbretėresha pėrsėri ka lėvizur me lehtėsi. Prandaj ka vendosur qė tė ftuarit nė dasmėn e saj tė mbajnė degė tė rozmarinės si dekor nė xhaketė.

    Ēaji pėr qarkullim mė tė mirė

    Nėse dėshironi tė ngrohni duart dhe kėmbėt e ngrira, zieni ēaj tė rozmarinės. Njė lugė tė vogėl tė gjetheve tė thata dhe tė prera imėt tė rozmarinės vendoseni nė 250 mililitra ujė qė vlon, lėreni tė qėndrojė 15 minuta dhe pastaj filtrojeni dhe ēaji ėshtė gati pėr t’u konsumuar. /Keshilla.net/

      Ora ėshtė 27/4/2024, 10:04