BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Spanakopita (byrek me spinaq dhe djath)

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Spanakopita (byrek me spinaq dhe djath)

    Mesazh nga Vizitor 5/3/2012, 13:39

    Spanakopita (byrek me spinaq dhe djath) Spanakopita

    Spanakopita eshte nje ricete tradicionale greke me perberes spinaq te fresket, qepe te njoma, djath feta ,veze dhe ereza. Riceta tradicionale shqiptare permban spinaq, djath ose gjiz me petet e byrekut te dredhura ne shtepi. Spanakopita ne Greqi shoqerohet me salcen “tzatziki” dhe me sallaten greke. Sherbehet si antipast ose si snack.
    Per 4 persona

    • 500 g gjethe spinaqi te fresket
    • 250 g gjiz
    • 250 g djath i bardhe shqiptar ose djath feta
    • 8 qepe te njoma
    • 2 veze
    • 6 flete pasta filo (pete te gatshme per byrek)
    • 40 g gjalpe
    Proēedimi
    Lani mire gjethet e spinaqit dhe i vendosni te skuqen ne nje tigan me gjysmen e gjalpit (20 g). Pasi te kene humbur pjesen me te madhe te ujit shtoni qepet e njoma te prera imet dhe vazhdoni ti skuqni bashke deri sa te zbuten. Therrmoni djathin, bashkojeni me gjizen dhe i shtoni ne tiganin e spinaqit dhe qepeve. Lereni te skuqen per 3 minuta bashke dhe fikni zjarrin. Rrihni 2 vezet ne nje pjat dhe i shtoni ne tigan duke trazuar mire. Merni petat e gatshme dhe siper ē’do pete lyejeni me gjalpin e shkrire (20 g qe mbeten). Vendosni te gjitha petat siper njera tjetres duke mos harruar ti lyeni me gjalp dhe hidhni mbushjen qe pergatitet me pare. Mbyshjen vendoseni ne te gjithe gjatesine e petes duke filluar ne nje nga bordet ne menyre qe me pas ti jepni formen e nje rolč, si behet strudel. Vendosni rolen ne nje tepsi me leter furri dhe piqeni ne furre te nxehur 200°C per 30 minuta ose deri sa te mari ngjyre siper.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 00:04