BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Puding me vanilje, banane dhe biskota!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Puding me vanilje, banane dhe biskota!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/3/2012, 23:50

    Puding me vanilje, banane dhe biskota! Images

    Perberesit per 8-9 kupa
    per pudingun:

    1liter qumesht
    2 veze te medhaja 1 te verdhe veze
    120gr sheqer
    40gr niseshte
    15gr gjalp
    1 bustine vanilje
    pak kripe

    per mbushje

    4-5 banane
    16-20 biskota
    arra te grira te pjekura (sipas deshires)

    Pergatitja

    Pregatisim fillimisht pudingun e vaniljes duke vendosur ne nje tas te thelle qelqi vezet, gjysmen e sheqerit, pak kripe, niseshten dhe cerekun e qumeshtit (250ml). I rrahim shume mire te gjithe perberesit me nje tel vezesh derisa e gjithe masa te homogjenizohet dhe e leme menjane.Lagime brendesine e nje tenxhere me pak uje te ftohte dhe shtojme pjesen e mbetur te qumeshtit, gjysmen tjeter te sheqerit dhe vaniljen (uji i ftohte ndihmon qe qumeshti te mos ngjitet ne anet e tenxheres). E nxehim qumeshtin duke e perziere vazhdimisht ne menyre qe te shkrihet sheqeri dhe vanilja, por nuk e cojme ne vlim.

    Shtojme pak nga pak qumeshtin e nxehte tek vezet duke e perziere gjate gjithe kohes ne menyre qe keto te fundit te mos priten, por edhe nese kjo ndodh, e kalojme te gjithe masen ne nje kulluese duke eleminuar copezat e vezes.E hedhim serisht masen ne tenxheren ku nxehem qumeshtin dhe ne zjarr mesatar e perziejme shpesh derisa te trashet. Kur ka arritur trashesine e deshiruar, e hedhim ne nje tas, shtojme gjalpin e shkrire dhe e leme te ftohet te mbuluar me nje leter celofoni ose pecete (ne menyre qe te mos zere cipe ne siperfaqe). Duhet te kemi parasysh qe pudingu trashet edhe gjate ftohjes.Kur kremi te jete ftohur, fillojme me pregatitjen e kupave:

    Hedhim rreth 2 luge krem ne fundin e tyre, shtojme biskotat e therrmuara ose te prera ne copa te vogla, shtojme nje luge tjeter krem, vendosim nje shtrese me banane te prera ne feta te holla, nje shtrese me arra te grira dhe e perfundojme me nje shtrese tjeter kremi ne siperfaqe. Te njejten gje bejme edhe me kupat e tjera. Siperfaqen e zbukurojme sipas deshires me arra te grira ose copeza biskotash.
    I vendosim kupat e pudingut ne frigorifer per 2-3 ore dhe i sherbejme te fresketa.Nje version tjeter eshte ti shtojme copat e biskotave, te bananeve dhe arrat ne tasin ku pregatitem kremin. E perziejme mire me nje spatul ne menyre qe te gjitha bananet te vishen me krem dhe e hedhim neper tasa te vegjel, pra pa formuar shtresa. /tryeza.org/

      Ora ėshtė 2/5/2024, 00:06