BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pastrimi i make-up!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pastrimi i make-up!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/3/2012, 12:01

    Pastrimi i make-up! Images

    Gjate dimrit shpesh here shohim fytyra te plasaritura shume nga i ftohti, e qe na bejne te mos ndihemi rehat ne daljet tona. Si mund te kemi nje lekure te shendetshme e te lemuar pa u dashur te rendim tek doktori i lekures?!

    Gjithcka fillon nga kujdesi dhe menyra se si e trajtojme lekuren tone ne menyre sistematike. Fillojme cdo mengjes me nje larje me uje te bollshem te fytyres. Me pas ju keshilloj perdorimin e nje kremi farmacie (Bepanthol) qe eshte i dobishe dhe shume i lire ne krahasim me kremrat e tjere.

    Ndihmon ne largimin e pucrave te ndryshme, largon skuqjet nga fytyra si dhe e mban lekuren tuaj te bute e nuk lejon te plasaritet. Eshte mire qe cdo dite dhe ne te gjitha stinet te perdorim krem kundra diellit, te keshillueshem jane kremrat me mbrojtje te larte (shkruhet ne kuti 50). Mund te perdorni cilin do krem qe deshironi mjafton qe mbrojtja te jete e larte. Gjithashtu eshte e rendesishme qe te pakten nje here ne jave te bejme nje pastrim rrenjesor te fytyres me krem , duke bere masazh mbi fytyre, ne pjesen e mollzave, te hundes, te ballit dhe te mjekres. Shpelajme fytyren dhe keshtu largojme te gjitha qelizat e vdekura. Me pas vendosim nje mask qe i pershtatet llojit te lekures tuaj dhe e mbajme per rreth 15 min. Pasi e heqim fytyra ka marre shkelqim dhe freski.

    Per pastrimin e fytyres nga make-up eshte e rendesishme qe te perdorim “cleansing milk”(qumesht pastrimi) per te hequr make-up nga faqet, balli, mjekra dhe qafa. Ndersa per pastrimin e syve perdorim nje vaj te posacem per heqjen e rimelit “eye make-up remover”. Pastrimi ne te dy rastet behet me ndihmen e dy copave pambuk (duke levizur doren ne forme rrethore mbi pjesen qe duhet te pastrojme). Nese pastrimin e make-up e bejme thjesht me uje dhe sapun fytyra do filloj te thahet dhe pastrimi nuk do jete i thelle. Per ta provuar beni si fillim pastrimin me uje dhe sapun dhe me pas vertetoni pastrimin e fytyres me te dy produktet dhe ndihmen e pambukut. Me te mbaruar pastrimin eshte e rendesishme te vendosim kremin hidratues.

    Nuk ju keshilloj gjithashtu pastrimin e fytyres nga make-up me letra te lagura pasi behen shkak per te marre infeksione te ndryshe si dhe nxisin krijimin e pucrave. /ikub/

      Ora ėshtė 15/11/2024, 06:02