BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Menopauza dhe simptomet e saj!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Menopauza dhe simptomet e saj!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/4/2012, 15:43

    Menopauza dhe simptomet e saj! Images

    Klimakteriumi ėshtė periudha nė tė cilėn pushon funksioni i vezoreve.

    Kjo ėshtė periudha e jetės sė ēdo gruaje nga fundi i fazės sė riprodhimit, pėrmes perimenopauzės, e gjer nė vitet e para tė postmenopauzės. Rrjedh nga fjala greke “klimakter”, qė dmth ndryshim. Nė perimenopauzė dhe klimakterium, tė cilat zakonisht korrespondojnė me kohė, e vetmja dukuri e pėrcaktuar qartė ėshtė ajo e menopauzės. Organizata botėrore shėndetsore (OBSH), nuk preferon pėrdorimin e kėtij termi, edhe pse termi klimakterium ėshtė qė njė kohė tė gjatė nė pėrdorim. Klimakteriumi fillon nė moshėn 42 – 45 vjeē, dhe pėrfundon rreth moshės 60 – 65 vjeē.

    Menopauza definohet si ndėrprerje afatgjate e ciklit menstrual, e cila lajmėrohet pas mosfunksionimit tė vezoreve. Perimenopauza pėrfshin kohėn para, gjatė apo pas menopauzės. Periudha e ndryshimeve hormonale para menopauzės mund tė jetė uniforme apo periudhė me simptome tė theksuara. Kjo periudhė mund tė ketė fillim tė fshehur apo pa ndonjė lidhje, mė sė shpeshti nga dyzetat e mesme gjer ato tė vonshme. Simptomet tė cilat lajmėrohen nė atė periudhė, zakonisht vazhdojnė gjer nė periudhėn e pas menopauzės.

    Fillimi i menopauzės ėshtė periudhė e cila i paraprin menopauzės dhe e karakterizojnė ndryshimet somatike dhe psikologjike, tė cilat lajmėrohen nė shkallė tė ndryshme dhe tė cilat ndikojnė nė ndryshimet e ciklit tė funksionimit normal tė vezoreve. Njohja e hershme e kėtyre simptomeve dhe pėrdorimi i testeve tė pėrshtatshme pėr kontrollim, mund tė shtojė apo tė zvogėlojė ndikimin negativ. Fillimi i menopauzės zhvillohet shkallė-shkalleė dhe zakonisht mund tė vėrehet nė tė dyzetat e mesme apo tė vonshme.

    Mjeku dhe pacienti ndonjėherė i injorojnė kėto simptome. Shpesh ėshtė e vėshtirė tė ndahen simptomet e shkaktuara nga stresi, nga ato tė cilat mund tė kenė lidhshmėri me nivelin e ulėt tė estrogjenit. Simptomi mė i rėndėsishėm i fillimit tė menopauzės tek disa gra, ėshtė cikli i parregullt menstrual. Kjo paraqitet tek 90 % e grave, gjatė katėr viteve para fillimit tė menopauzės.

    Nėse cikli zgjat mė pak se 26 ditė, menopauza fillon pak mė herėt (49 vjeē); nėse cikli zgjat mė shumė se 33 ditė, menopauza fillon pak mė vonė (51,5 vjeē). Tek gratė tė cilat konsumojnė duhan, fillon njė-dy vite mė herėt, se sa tek ato tė cilat nuk e konsumojnė duhanin. Kjo shpjegon efektin hipoksik nė vezore apo destruktimin e folikulave nė vezoreve me hidrokarbone policistike nga tymi i duhanit.

    Gjakrrjedhja jonormale ėshtė shkaktari mė i shpeshtė i histerektomisė dhe pėr kėtė duhet vlerėsuar me kujdes nėse cikli i ērregullt menstrual nė fillim tė menopauzės ėshtė rezultat i nivelit tė ulėt tė estrogjenit apo ėshtė pasojė e problemeve patologjike.

    Postmenopauza ėshtė periudha e cila fillon pas menstruacioneve tė fundit. Ndahet nė atė tė hershme, tė vonėshme (pas moshės 70 vjeē dhe quhet ende senium) dhe menopauzėn kirkurgjike, e cila fillon me largimin kirurgjik tė tė dy vezoreve.

    Shenjat dhe simptomet e menopauzės

    Amenorea: simptomi mė i dukshėm i ndėrprerjes sė ciklit tė funksionimit tė vezoreve ėshtė amenorea afatgjate. Ndalja e ciklit menstrual tregon qė niveli i estrogjenit, tė cilin e prodhojnė vezoret, nuk ėshtė i mjaftueshėm tė lėviz pėrhapjen endometriale.

    Simptomet vazomotorike manifestohen nė forme nxehtėsie, djersitjeje natėn dhe palpitacioni, dhe kėto paraqesin simptomet mė karakteristike tė klimakteriumit.

    Nxehtėsia ėshtė simptom periodik, dhe pėrshkruhet si periudhė me momente djersitjeje, sulm tė nxehtit, shpesh pėrcjellet me tė rrahura tė zemrės, ndjenjė shqetėsimi dhe ndonjėherė pėrcjellet me ftohtėsi. E tėrė kjo nuk zgjat mė shumė se 2 – 3 minuta, por mund tė pėrsėritet madje gjer nė 30 herė gjatė ditės. Ky simptom lajmėrohet tek gjysma e grave, tek tė cilat ka filluar menopauza.

    Ērregullimet e gjumit dhe ato psiqike


    Ndryshimet e gjumit ndodhin me kalimin e viteve tek tė dy gjinitė. Megjithatė nė fillim tė menopauzės, gratė kanė probleme tė mėdha me gjumin dhe pagjumėsinė, tė cilat janė tė lidhura me mungesėn e estrogjenit endogjen. Insomnia ėshtė problem i shpeshtė tek gratė nė perimenopauzė dhe postmenopauzė. Estrogjenet endogjene luajnė rol tė madh nė gjendjen emotive, sepse ndikojnė nė aktivitetin e neurotransmiterėve qendrorė, sidomos serotoninės.

    Alfa-receptorėt pėr estrogjene (ER) mbizotėrojnė nė hipotalamusin ventramedial, ndėrsa Beta-receptorėt (ER) janė mė tė dendur nė pjesėn paraventrikulare dhe supraoptike, hipokampus. Me kalimin e moshės, nė menopauzė vjen te rėnia e vlerės sė neurotransmiterit dhe neuromodulatorit (neurosteroidet, prostaglandinet dhe katehoestrogjenet). Njėkohėsisht kemi rritje tė vlerės sė norepinefrinės dhe somatostatinės.

    Ērregullimet mė tė shpeshta psiqike janė: depresioni, ankthi, humbja e koncentrimit, nervoza dhe humbja e dėshirės seksuale. Kjo u vu re se, gratė qė ishin mė gjatė nėn terapinė supstitucionale, mė rrallė vuajnė nga sėmundja Alzheimer, e cila ėshtė shkaku mė i shpeshtė i demencionit. Humbja graduale e kujtesės ėshtė manifestimi i parė klinik.

    Flokėt dhe lėkura gjatė menopauzės

    Flokėt pėrmbajnė receptorė estrogjenė, pėr kėtė durojnė ndryshime kur vie gjer tek rėnia e nivelit tė estrogjenit.

    Ndryshimet nė lėkurė lajmėrohen rreth tė dyzetave, pesėdhjetave tė jetės. Me atrofinė graduale tė epidermės, sidomos nė pjesėt tė cilat janė ekspozuar nė dritė, vie gjer tek plakja e dukshme e lėkurės. Kemi degjenerim tė indeve kolagjene dhe elastike. Atrofia ėshtė e thatė, me kruarje dhe lehtė irritohet. Rritja e qimeve shtohet nė zonėn e fytyrės, ndėrsa zvogėlohet nė zonėn pubike, aksile dhe atė tė kokės.

    Sistemi kardiovaskular


    Sėmundjet kardiovaskulare, pėrfshirė edhe sėmundjet e artierieve koronare dhe cerebrovaskulare, edhe mė tej paraqesin problemin mė tė madh, madje edhe nė vendet mė tė zhvilluara.

    Kėto sėmundje sė bashku janė shkaktare tė vdekjes, nė moshėn e grave mbi 50 vjeē, mbi 50 %. Ėshtė vėrtetuar qė estrogjenet nė mėnyrė tė paqartė zvogėlojnė rrezikun nga ateroskleroza. Nga kjo arrijmė nė pėrfundim qė sėmundjet kardiovaskulare janė madje pėr 6 -7 herė mė tė rralla tek femrat se sa tek meshkujt e po asaj moshe. Nė postmenopauzė, nga mungesa e estrogjenit, shpeshtėsia e sėmundjeve kardiovaskulare rritet, sepse arterioskleroza pėrparon shumė shpejt. /ikub/
    dr.Dugi
    dr.Dugi
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 01/05/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 108
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 225
    <b>Votat</b> Votat : 9

    Buzqeshje Re: Menopauza dhe simptomet e saj!

    Mesazh nga dr.Dugi 12/4/2012, 17:37

    Eshte nje faze mjafte kritike per Femren, ky eshte e rrezikuar nga shume patologji qe disa nga to dhe qenkan cek ne shkrimin e mesiperm.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 14:50