BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Menopauza, nje faze fizike apo psikologjike?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Menopauza, nje faze fizike apo psikologjike?

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/4/2012, 19:56

    Menopauza, nje faze fizike apo psikologjike?  Images

    Menopauza eshte nje faze e rendesishme dhe e pashmangshme ne jeten e te gjithe grave. i konsideruar shpesh si moment i fillimit te plakjes, ai eshte nje moment qe krijon probleme jo vetem fizike, por mbi te gjitha psikologjike tek grate.

    Pikerisht, per te folur rreth kesaj faze te jetes, ne “Pasdite” ishin te ftuar kater gra, Linda Kalemi, nje instruktore sporti, Mira Pirdeni, aktiviste e moshimit, Silvana Baltadori, nje grua ne karriere dhe figure e njohur televizive, si dhe Asije Koprencka, nje pedagoge me njohuri te thella te fushes psikologji.

    Koprencka: Menopauza, veshtiresite kryesore jane ato psikologjike

    “Frika nga menopauza eshte e zakonshme, pasi eshte trasheguar nga opinioni, nga nenat, porn e te vertete ajo eshte vetem nje periudhe e natyrshme e jetes. Eshte aq e natyrshme sa edhe ardhja e ciklit apo berja nene e te gjitha grave”, deklaroi Znj. Koprencka.

    “Ky opinion mbi menopauzen ka ndryshuar dhe studimet e kohes se fundit tregojne se gruaja eshte me e pjekur dhe ka nje lidhje me te mire midis trupit dhe shpirtit. Eshte e rendesishme qe ndryshimet e trupit duhet t’i perballoje shpirti dhe ne kete moshe, nje grua eshte me e pergatitur se kurre per keto ndryshime”.

    Sipas Koprenckes, problem me menopauzen lidhet ngushtesisht me menyren se si konceptohet ne ditet e sotme bukuria femerore. “Bukurise se femres i kushtohet me shume rendesi se duhet. Por, kjo vetem ne vendet perendimore. Ka shume raste dhe kultura te tjera, ku menopauza eshte nje moment i lumtur. Pershembull, ne Indi, pas perfundimit te ciklit, grate mund te qendrojne me burrat, te hane me ta, te mos mbajne asnje mbulim ne fytyre dhe per grate qe i perkasin kesaj kulture ky moment fizik eshte shume i mirepritur nga pikepamja psikologjike”.

    Duke u ndalur tek ndryshimet qe ndodhin me menopauzen, pedagogia shtoi: “Eshte e qarte qe ka disa ndryshime te rendesishme biologjike, me vezoret qe nuk prodhojne me veze dhe hormone qe krijojne ekuilber dhe bukuri, por ky nuk eshte fundi i botes dhe nuk do te thote qe gruaja nuk eshte me e bukur. Personalisht, mendoj se mosha 40-50 vjeē eshte shume delikate ne shume drejtime dhe shume prej problemeve vetem sa i faturohen menopauzes. Eshte nje periudhe kur shume gra kane probleme bashkeshortore, kur femijet largohen, kur shume kane probleme ekonomike dhe jane te pakenaqur nga karriera, por kjo nuk do te thote se shkaktare per kete eshte menopauza”.

    Kalemi: Nepermjet sportit s’kam perjetuar asnje shqetesim

    Linda Kalemi, nje instruktore fizike, beson se nepermjet mbajtjes se trupit ne forme, eshte shume me e thjeste te perballohet kjo faze e veshtire e jetes se nje gruaje. Duke deshmuar pervojen e saj personale, Zonja theksoi se nepermjet marrjes me aktivitete sportive, ka qene ne gjendje qe mos ta kuptoje ndonjehere as kur i ka nisur menopauza dhe as kur i ka perfunduar ajo.

    “Eshte nje shprehje qe thuhet se 40 vjeē fillon jeta dhe une e besoj me te vertete kete. Duke qene se kam jetuar nje periudhe jashte, kam kuptuar se atje eshte me e lehte per t’u perballuar, pasi ka me shume informacion. Megjithate, e para dhe kryesorja eshte qe vete femra nuk duhet te mendoje qe po i mbaron jeta, siē jam kundur mendimit se jeta ndryshon me hapa te tille si martesa apo berja nene. Menopauza eshte nje stad qe vjen dhe kalon natyrshem, ashtu si te gjithe te tjeret ne jete”.

    Duke u perqendruar tek pervoja e saj personale, Kalemi shtoi: “Shpesh me pyesin nxeneset ne palester a kam hyre apo jo ne kete faze, por gjithmone u pergjigjem se nuk e di dhe realisht nuk e di. Sporti te krijon gjithashtu afsh, rrit qarkullimin e gjakut, te ben me energjik gjithmone, prandaj disa nga simptomat me te keqija mbase shmangen keshtu. Besoj se eshte e rendesishme qe te behen kontrolle hormonale, por dua te jap nje mesazh: Nga pervoja ime dhe klienteve te mi, kjo situate s’eshte e prere me thike. Ky eshte nje moment qe duhet ta shtyje femren ta shijoje jeten dhe personalisht, ne kete faze e dua jeten me shume. S’ka perse te me trembe, do punoj, do jem me aktive, sepse s’dua ta shkurtoj jeten, por ta zgjas ate, por jo vetem me vite, por edhe me cilesi”.

    Pirdeni: Si mesova te perballoj nje “ferr”

    Nje akviste e moshimit, Znj. Mira Pirdeni tregon se ka pasur shume te veshtire te perballoje veshtiresite e shumta qe i krijoi menopauza. “Deri ne momentin kur u shfaqen simptomat e para, nuk kisha shkuar asnjehere tek mjeku, kisha qene gjithmone shume e shendetshme dhe nuk kisha vuajtur asnjehere. Mbase edhe per kete arsye nuk kisha informacion, se dija qe do te kisha veshtiresi te thella si anemia. Kalova ne anemi nga menopauza, por duke qene perseri e shendetshme, e neglizhova dhe e demtova shume veten, pasi pasojat u renduan edhe me tej”.

    Si rrjedhoje e perparimit te anemise, ne trupin e Pirdenit u shfaqen semunde qe i dobesuan dukshem sistemin e saj kockor. “Perfundova me osteoporoze, artroze te gjunjeve, nuk ecja dot, nuk i hipja bicikletes, nuk vishja dot kepuce me taka, nuk zbrisja lehte, isha pa humor dhe u deshperova. Une kisha nje profesion qe levizja shume dhe kisha aktivitet te ngjeshur shoqeror, por jo me larg se tre dite me pare, takova nje grua belge, qe nepermjet dy pikave qe vendoste tek kyēet e dores, arrinte te shmangte afshet e saj”, deshmoi Pirdeni.

    Ne argumentin e saj, ajo deklaroi se pavaresisht se grate kane ne dore te zbusin pasojat, ato duhet te pergatiten gjithsesi per disa ndryshime problematike ne jeten e tyre. “Sado aktive te jesh, ka disa qe e kalojne shume lehte dhe te tjere qe kane te veshtire, por secila grua vuan pasojat e saj. Une fillova te lexoj dhe te informohesha, keshtue kalova. Kuptova qe kockat s’mund te forcoheshin me, keshtu qe forcova muskujt dhe keshtu ia dola. Kjo, edhe fale merites se nje shoqes sime, nje zyshe baleti, qe me ftoi ne palestren e saj dhe atje nisa te praktikoja balet dhe lloje te tjera kercimi qe ne ndihmuan te mbetesha ne forme”.

    Baltadori: Ēelesi per te luftuar menopauzen eshte informacioni

    Ndonese ishte dakord me mendimet e parafoleseve, Zonja Baltadori argumentoi se informacioni eshte kryesori per te perballuar nje menopauze te suksesshme. “Duke qene se eshte nje sfide personale, gruaja duhet te jete sa me e informuar dhe eshte e keshillueshme te kete nje barometrer shendetesor, qe eshte informacioni dhe kultura per menopauzen. Personalisht, nuk me frikeson, por jam edhe e pergatitur per ate qe do te ndodhe me trupin tim”.

    Sipas Baltadorit, “ne te vertete, femra ka tre cikle ne jeten e saj, cikli pa menstruacione, kur nje femer eshte ende vajze. Cikli i dyte, kur eshte pjellore dhe kur arrin kulmin e bukurise, realizimit te saj dhe kreativitetit e me pas vjen menopauza, qe me shume se nje cikel fizik, eshte psikologjik. Sidoqofte, trupi i nje gruaje fillon te pergatitet qe 40 vjeē per menopauzen dhe shfaqen shenja te shumta, si ndryshime ne lekure, jeta seksuale ndryshon sepse edhe deshira ndryshon, floket dobesohen, cikli s’ka ate gjatesi si me pare, ditet afrohen me njera tjetren, ndodh perjetimi i nje neuroze te lehte, e humbjes se kujteses. Kjo eshte nje periudhe e uljes se krijmtarise. E thene qarte, eshte nje periudhe jo e mire per femren, eshte nje moment kur duhet te kujdesemi me shume per veten dhe ēdo grua ka pergjegjesi individuale ne kete drejtim”. /ikub/

      Ora ėshtė 14/11/2024, 08:15