BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja ushqimet e duhura per dhembe me te bardhe!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ja ushqimet e duhura per dhembe me te bardhe!

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/4/2012, 10:06

    Ja ushqimet e duhura per dhembe me te bardhe! Images

    Per ta pasur nje buzeqeshje te bukur duhet te kujdeseni per dhembet dhe qe keta te fundit te shkelqejne duhen zgjedhur ushqimet e duhura.

    Nėse disa ushqime mund te na dėmtojnė zmaltin e dhėmbėve, disa te tjera mund te na ndihmojnė te ruajmė bardhėsinė. Nėse atyre iu shtohet edhe njė larje e pėrditshme, rezultati do jete i mrekullueshėm. Ja cilat janė ushqimet e duhura.


    Uji

    Uji ėshtė aleati i pare pėr bardhėsinė e dhėmbėve. Me ane te tij shpėlahet kaviteti bukal nga te gjitha mbetjet e ushqimit qe janė mbledhur tek dhembet pas vaktit. Nėse kjo neglizhohet atėherė do te formohen gurrėza. Pra njė shpėlarje pas ēdo vakti ėshtė e domosdoshme.

    Limoni

    Lėngu i limonit njihet pėr vetitė kundėr njollave. Acidi citrik i tij zbardh edhe zmaltin e dhėmbėve. Njė here ne jave duhet t’i lani dhembet me furēe te cilėn e keni ngjyer me lėng limoni. Dhe mos harroni te shtoni pak sasinė e kėtij agrumi ne ēdo vakt.

    Molla

    E njohur tashme pėr vetitė dobėsuese, molla ėshtė njė aleat i mire pėr zbardhjen e dhėmbėve. Kėsaj here nuk ka te beje fare me enzimat. Pushteti i saj zbardhues vjen nga fakti se ajo na bėn te pėrtypemi pėr njė kohe te gjate. Kjo gjė stimulon prodhimin e pėshtymės e cila me pas pastron brendėsinė e gojės duke eliminuar mbetjet tek dhembet.

    Karota

    Ashtu si molla edhe karota na bėn te pėrtypemi me shume. Kėsaj liste mund t’i shtohet edhe selinoja.

    Djathi

    Ushqimet e pasura me kalcium, siē ėshtė edhe djathi, janė perfektė pėr te ruajtur bardhėsinė e dhėmbėve. Pėrveē kėsaj ky produkt ka edhe njė tjetėr veti: ndryshe nga qumėshti atė duhet me patjetėr ta pėrtypim. Nuk ėshtė nevoja te shpjegojmė edhe njėherė se ēfarė sjell kjo pėrtypje.

    Mendėrza

    Pėr te shtuar pėshtymėn mund te pėrtypni edhe mendėrz, dafine apo sherbele. Pėrveēse pastrojnė dhembet ato sjellin edhe njė ndjesi freskie.

    Bajamet

    Pėr te mbrojtur zmaltin e dhėmbėve duhet me patjetėr te konsumohen bajame, patate di dhe shume fruta e perime. Ne fakt nėse pH i gojės sonė ėshtė i ulet dhe ka shume acide, kjo e acaron zmaltin, prandaj duhet qe ky pH duhet te rritet.

    Qumėshti

    Ashtu si djathi edhe qumėshti ėshtė i pasur me kalcium. Ashtu si uji ai ėshtė i vetmi lėng qe nuk ngjyros dhembet dhe nuk i dėmton ata. Pėrveē kėsaj ai ka dhe avantazhin qe ėshtė alkalin, pra ul aciditetin duke mbrojtur zmaltin. /ikub/

      Ora ėshtė 28/4/2024, 08:03