Nje embesire e thjeshte ,e shijshme dhe aromatike!
Perberesit per 8-10 racione:
1/3 filxhan caji sheqer
1/3 filxhan caji vaj
250 gr kos i kulluar
2 l supe baking powder
1 zarf letre vanilje pluhur
4 veze
lekurat e grira te 1 portokalli lekuretrashe
1 pako pete te holla te gatshme(byreku,bakllavaje)450-500 gr
Per shurupin:
2 filxhana caji sheqer
3 filxhana caji uje
1 l. supe mjalt
lekurat e 1 portokalli
Pergatitja:
Ne fillim bejme sherbetin qe ta kemi gati kur te na duhet ,ne temp. e ambjentit. Ne nje tenxhere veme gjithe perberesit e sherbetit, i perzjejme dhe e leme te marri vale per 15 minuta . E leme pastaj te ftohet. Ngrohim furrin ne 190 grade. Lyejme lehte me vaj nje tave drejtkendshe 28 me 20 cm.Kemi hapur qe me pare petet qe te thahen afersisht 1/2 ore. Sa me te thata te jene ,aq me mire do thermohen.
Ne nje tas rrahim vezet,shtojme vajin ,vaniljen,sheqerin,lekurat e portokallit,kosin e baking powder. I perzjejme te gjitha bashke dhe e hedhim masen ne taven e vajosur. Hedhim siper kesaj mase petet,te cilat me pare i thermojme me duar qe te behen copa te vogla. I zhysim nje pjese te perteve brenda temasa dhe te tjerat i leme te rrine siper. E pjekim embelsiren(portokalopiten), deri sa te marri ngjyre te florinjte ne te kuqe,afersisht per 3o minuta. E nxjerrim nga furra dhe e presim ne copa me thike te mprehte dhe menjehere e sherbetosim me sherbetin e ftohte. E leme te ftohet e te thithe sherbetin.
Servireni te ftohte ,ndersa ne vere shoqeroheni me nje top akullore vanilje. (TRYEZA)