Harrojini oret e zgjatura ne palester dhe llogaritjen e pafund te kalorive, pasi ka nje menyre shume me te thjeshte per te humbur ne peshe.
Nje diete gjumi eshte pergjigja me e mire per te humbur kile, pretendojne disa shkencetare pas nje studimi.
Fjetja e me pak se shtate oreve gjate nates duket se inkurajon gjenet qe shkaktojne fitimin e peshes, ndersa me shume se nente ore gjume eshte ne gjendje te prodhoje efektin e kundert.
Studimi u fokusua ne me shume se nje mije ēifte binjakesh identike, te cilet kane trasheguar te njejtat gjene qe komandojne peshen, ne menyre qe te perjashtohej faktori gjenetik ne shendetin e tyre, duke u fokusuar vetem tek faktoret e jashtem.
Studimi tregoi se per ata qe flinin rregullisht me pak se shtate ore ne nate, 70% e mbipeshes se tyre i detyrohej faktorit gjenetik, ndersa per ata qe flinin mbi nente ore, kjo statistike reduktohej ne menyre drastike ne 32%.
Kjo u tregoi shkencetareve se ne persona me te njejtin gjen, menyra se si ai funksionon eshte e ndryshme dhe se gjumi ndikon ne menyre te drejteperdrejte ne kete aktivitet. /ikub/