Adoleshentet jane konsumatoret me te medhenj te pijeve energjike, por mund ta paguajne shume shtrenjte kete preference te tyre me prishjen e dhembeve.
Universiteti i Ilinoisit, ne SHBA, realizoi nje studim, me mbi dhjete lloje te ndryshme pijesh energjitike, midis te cilave edhe disa prej markave me te njohur ne bote.
Testimet treguan se acititeti i larte qe permban pija eshte ne gjendje te demtoje ndjeshem shtresen e jashtme qe vesh dhembet, e njohur ndryshe si smalt, duke inkurajuar kariesin dhe prishjen e dhembeve me nje ritem disa here me te shpejte se sa ne gjendje normale.
Gjithmone e me shume te rinj konsumojne keto pije me besimin se do te rrisin ne kete menyre performancen e tyre ne sport dhe me bindjen se efekti i tyre eshte me i larte se i nje pije te zakonshme freskuese, deklaroi bashkeautori i studimit, Poonam Jain.
Shumica e ketyre pacienteve shokohen kur zbulojne se ne fakt, e vetmja gje qe po bejne eshte nje banjo acidi per dhembet e tyre.
Sipas Jain, konsumi i rregullt mund te shkaktoje shkaterrim te plote te dhembeve ne vetem pese vjet.