BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Stresi

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Stresi

    Mesazh nga Vizitor 24/6/2009, 08:28

    Stresi, kėrcėnimi i marrėdhėnieve nė ēift
    Gratė, mė tė rrezikuarat pėr tė vuajtur peshėn e stresit Autori i Lajmit: Red.
    Gratė dhe stresi

    Ditėt e sotme, pėrveē sėmundjeve tė shumta, qė e kėrcėnojnė jetėn e njeriut, edhe stresi ėshtė kthyer nė “vrastarin” mė tė rrezikshėm. Ndikimet e tij janė tė gjithanshme, sepse shenjat dhe simptomat e tij prekin gjithė organizmin, jo vetėm fizikun, por edhe mendjen dhe sjelljen.
    Pikėrisht kėto elementė, tė cilėt na kompletojnė si njerėz dhe bėjnė qė ne tė kemi njė fytyrė tonėn, njė personalitet, njė pamje tėrheqėse ose jo etj. Po cilėt janė personat mė tė prekur nga stresi?! Pėr kėtė nuk ka pėrcaktime pėrfundimtare, megjithatė ėshtė fakt se mė tė rrezikuarat pėr tė vuajtur peshėn e stresit janė gratė. Ky fenomen ėshtė studiuar nga sociologė e psikologė tė ndryshėm.

    Stresi pasiv

    Nė pėrgjithėsi njerėzit mė tė prirur pėr t iu shkaktuar juve stres pasiv janė zakonisht persona tė afėrt; bashkėshorti, fėmijėt, prindėrit, kolegėt e punės; meqėnėse problemet e tyre influencojnė direkt dhe indirekt tek ju. Nėse bashkėshorti juaj ėshtė i frikėsuar se mund ta pushojnė nga puna, kjo mund tė ndikojė tek ju qė tė stresoheni, sepse do tė filloni tė shqetėsoheni pėr tė ardhurat finaciare tė familjes.
    Gratė janė mė tė prirura se burrat pėr tė “thithur” stresin e tė dashurve tė tyre. “Ne jemi rritur (edukuar) me idenė e pėrkujdesjes ndaj nevojave shpirtėrore tė tė tjerėve dhe t u kushtojmė vėmendje atyre, ēka na bėn mė tė prekshme ndaj stresit tė tyre”, pohon Martha Kitzrovv, profesoreshė e Psikologjisė nė Universitin e “Idaho Counseling and Testing Center”, nė Moskė. “ne dėshirojmė t i mbėshtesim, por pėrfundojmė duke marrė shumė pėrgjegjėsi pėr mirėqenien e personave tė stresuar”, vijon Kitzrovv.
    Si rrjedhojė, gratė, tė cilat kanė shumė role nė jetėn e tyre, kanė tendencė tė pranojnė stresin pasiv si njė rrezik profesional. Nė kėtė mėnyrė, shumė shpejt shafqen dhe shenjat e para tė stresit: rritje tė tensionit tė gjakut, anoreksi, dobėsim tė kujtesės, por nė asnjė rast ne nuk duhet tė dorėzohemi lehtė. Megjithėse kėrkimet pėr stresin pasiv janė tė pakėta, kėrkimet nga fusha tė tjera bėjnė tė ditur se pirja e cigares ka ndikim shumė mė tė rrezikshėm nga sa mendohet.

    Lodhja e punės

    Pėr shembull, ėshtė e dokumentuar se punonjėsit e emergjencave qė kanė tė bėjnė me viktima, apo njerėz tė traumatizuar, ku stresi pasiv ėshtė pjesė e punės sė tyre, vuajnė nga sėmundje tė rrezikshme fizike dhe emocionale, si tension muskular, debulesė (lodhje), pagjumėsi dhe depresion.
    Kėrkuesit e fushave tė tjera kanė zbuluar shfaqje tė tjera tė stresit pasiv, si dhe ndikimet e tyre. Studimet pėr tė miturit nė Klinikėn Kombėtare “Jevvish” dhe nė Qendėrn Kėrkimore nė Universitetin e Kolorados, nė Denver-SHBA, kanė arritur nė pėrfundimin se kur prindėrit gjenden nėn presionin e njė lodhjeje tė jashtėzakonshme, te fėmijėt e tyre mund tė zhvillohen astma dhe autoantikorpe, tė cilat mund tė bėhen shkaktare pėr sėmundjen e diabetit. Nė njė studim tjetėr, kėrkuesja Elaine D. Eaker, sociologe, nė Kili, Vvisconsin, zbuloi se burrat, gratė e tė cilėve ktheheshin pėrditė tė stresuara nga puna, ishin dyfish tė kėrcėnuar nga sėmundjet e zemrės se burrat, gratė e tė cilėve nuk e sillnin stresin e punės nė shtėpi.

    “Tensioni i tepruar”

    Pa dyshim, gjithkush qė ka provuar stresin pasiv (tė dorės sė dytė) nuk ka nevojė pėr studim qė tė njohė situatėn e tij. “Ndihem si njė nyje e madhe e ngatėrruar”, thotė Anne, 37 vjeēe, e cila punon nė njė radiostacion si menaxhere trafiku, nė Detroit. “Nuk gjej asnjėherė qetėsi”, vazhdon ajo. Me njė bashkėshort, i cili sapo ka filluar punė, pas njė kohe tė gjatė papunėsie, dhe me njė kolege, tė cilės krejt papritur i vdiq i dashuri, Anne ėshtė duke punuar nėn njė stres tė dyfishtė.
    Ajo duhet tė lodhet shumė nė zyrė, pėr t u siguruar qė gjithēka shkon mirė dhe kolegja e saj tė mos mėrzitet, ndėrsa nė anėn tjetėr shqetėsimet e burrėt pėr punėn e re tregojnė se ai gjendet nėn presion tė vazhdueshėm.
    Por, mė tepėr se tė jetuarit me nervozizmin e tyre, Anne thotė se ėshtė ndjenja e ndihmės, qė e streson atė, sepse ajo nuk mund t i bėjė ata tė lumtur. “Duke dashur tė kompensoj kėtė ndijesi, qė nuk mund t i ndihmoj ata, nė njė farė mėnyre pėrpiqem tė bėj gjithēka pėr ta”, thotė ajo. “Jam e lodhur dhe e rėnduar, por mė shqetėson fakti qė nėse dorėzohem, gjithēka mund tė shkatėrrohet”, shprehet Anne.


    Shifra
    Trupi
    ėshtė “viktima” e parė e stresit, e shoqėruar me ērregullime fizike

    Mendimet
    dhe ndjenjat pėsojnė ndryshime tė tilla, si ankth, shqetėsim, trishtim etj.

    Sjellja
    reflekton njė “degjenerim”, me reagime tė ashpra, pirje tė duhanit, alkoolit etj

    Ndenja e vetmisė
    Megjithatė dėshira pėr tė ndihmuar njė person tė stresuar nuk ėshtė thjesht njė reagim. Rachel, 38 vjeēe, nga Vvisconsin, dėshėron tė ndihmojė bashkėshortin e saj, puna e tė cilit, sipas saj, ėshtė “shkatėrruese” qė kur ai ka filluar punė nė njė kompani tjetėr. Ai ėshtė i rraskapitur gjatė gjithė ditės dhe kėtė lodhje e sjell me vete dhe nė shtėpi mbrėmjeve. Megjithatė Rachel pėrpiqet ta ndihmojė duke i folur pėr punėt e shtėpisė, pėr gjėrat e pėrditshme dhe gjithmonė e lė atė tė flejė gjatė nė fundjavė. Por kjo nuk ėshtė e lehtė, sepse ajo ka filluar tė ndihet “si njė prind i vetėm”. Vetė ajo tregon: “Bashkėshorti im ėshtė shumė i preokupuar, atij nuk i ka mbetur asgjė pėr tė mė dhėnė. Edhe unė ndihem shumė e lodhur, e vetmuar, por dua qė tė gjithė tė jenė tė lumtur.”

    Pėrpjekjet pėr ndihmė

    Sigurisht, nuk ka asgjė tė keqe nėse pėrpiqemi tė mbrojmė dhe tė qetėsojmė dikė. Por duke vepruar nė kėtė mėnyrė stresi ynė fillestar mbingarkohet, dhe mund tė jėtė njė kėrcėnim pėr marrėdhėniet me personat qė duam tė ndihmojmė. Nėse pėrpjekjet tuaja pėr ndihmė nuk vihen re nga tė tjerėt, atėherė ju mund tė ndodheni nė njė pozicion tė pakėndėshėm ndaj personave nė nevojė. Bashkėshortėt, tė cilėt kanė nevojė pėr njė mbėshtetje tė pėrhershme dhe tė vazhdueshme, shpeshherė e gjejnė veten pėrballė vėshtirėsive tė mėdha. “Unė e di qė im shoq ėshtė nėn njė tension tė vazhdueshėm, dhe kur ai tregohet i kyrsyer nė biseda, pėrpiqem tė mos ia vė re”, thotė Rachel. Pėr tė ėshtė njėsoj “sikur njė elefant nuk ndodhet nė dhomė dhe nė njė ēast shpėrthen grindja. Kjo ėshtė e pashmangshme, e unė pėrfundoj duke u ndier keq prej gjendjes sė tij stresante”.
    Nė martesa ky “tension i mbingarkuar”, ashtu siē e quajnė sociologėt, mund tė shndėrrohet nė njė stres spiral (tė vazhdueshėm), prej tė cilit gjithkush vuan gjithmonė e mė tepėr. “Njė stresant kronik ka nevojė pėr “zbėrthim” (pyetje), por qė mund ta bėjė atė tė reagojė ndaj ngacmuesve tė tjerė, madje tė jetė i gatshėm pėr tė filluar njė “duel” me personat pėrqark”, shpjegon Elaine Vvethington, sociologe dhe profesoreshė e Zhimillimit Human, nė Universitetin e Cornell-it, Nju Jork. Kėshtu, bashkėshorti juaj mund tė jetė shumė i acaruar pas njė dite tė lodhshme nė punė dhe menjėherė mund tė “shpėrthejė” nė zėnka sepse fėmijėt nuk kanė ardhur nė shtėpi nė orarin e darkės. Kjo ndikon qė tė nesėrmen ai mund tė reagojė mė ashpėr edhe ndaj detajeve mė tė vogla nė punė.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 16:23