BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tablete pėr parandalimin e HIV-it!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tablete pėr parandalimin e HIV-it!

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/6/2012, 10:46

    Tablete pėr parandalimin e HIV-it! Images

    Shpresat se objektivi pėr njė brez pa Sidė mund tė jetė i realizueshėm.

    Materiali nė vazhdim na njeh me pėrdorimin e Truvadės dhe me efektet e saj qė mund tė shpėtojnė jetė njerėzish.

    Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaceve (FDA) mbajti sė fundmi njė seancė qė zgjati 12 orė pėr tė analizuar tė dhėnat se Truvada, njė tabletė qė merret njė herė nė ditė dhe qė aktualisht pėrdoret pėr pacientėt me Sidė, mund tė pėrdoret gjithashtu pėr tė parandaluar infektimin nga HIV tek njerėzit e shėndetshėm.

    Pjesa mė e madhe e komisionit tė ekspertėve tė pavarur mjekėsorė votoi nė mbėshtetje tė pėrdorimit tė Truvadės pėr tė parandaluar infeksionin me HIV dhe i bėri thirrje Administratės sė Ushqimeve dhe Ilaēeve ta miratojė kėtė ilac pėr pėrdorim nga ata qė konsiderohen nė rrezik tė lartė pėr t’u prekur nga sėmundja.

    Kali Lindsey punon nė Kėshillin e Pakicave Kombėtare pėr Sidėn.

    “Pėrdorimi i Truvadės pėr tė parandaluar prekjen nga HIV-i, pėr njė person tė paprekur nga Sida ndryshon gjithēka dhe mendoj se ėshtė diēka qė do tė na ēojė njė shkallė mė lart nė pėrpjekjet tona”.

    Disa kritikė kanė thėnė se Truvada mund t’u japė njerėzve njė ndjesi tė rreme besimi dhe tė ēojė nė pakėsimin e pėrdorimit tė prezervativėve. Por Brad Miller, njė punonjės pėr ndėrgjegjėsimin pėr HIV beson se miratimi i kėsaj kure, do tė inkurajojė hapjen e njė dialogu pėr pėrdorimin e prezervativėve.

    “Ata do tė mėsojnė mė shumė pėr shėndetin e tyre dhe atė qė mund tė bėjnė pėr tė mbrojtur shėndetin e tyre, nė vend qė vetėm tė dėgjojnė se cfarė i thonė tė tjerėt pėr tė mbrojtur shėndetin e tyre”.

    Lisa dhe bashkėshorti i saj Tracy qė ėshtė i prekur nga HIV, janė njė nga 140 mijė ēiftet nė Shtetet e Bashkuara qė kanė njė partner tė infektuar.

    “Pėr kėtė grua, unė isha mė i rėndėsishėm sesa virusi qė kisha. Sepse zakonisht njerėzit kur marrin vesh pėr kėtė virus, ikin me vrap”.

    Lisa vendosi tė qėndronte, tė martohej dhe tė provonte tė pėrdorte Truvadėn.

    “Dua qė tė mbetem e shėndetshme, qė tė mund t’i shėrbej kur tė ketė nevojė. Kėshtuqė kur u shfaq kjo kurė parandaluese, menjėherė rashė dakord ta provoja”.

    Ilaēi quhet shkurt PrEP dhe Tracy ėshtė pėrkrahės i fortė i saj.

    “PrEP ndihmon. Eshtė njė nga kurat mė pozitive qė ėshtė shpikur sė bashku me studimet pėr tė luftuar sėmundjen”.

    Lisa aktualisht ėshtė nė njė listė pritjeje pėr ta marrė kėtė ilac falas. Ajo shqetėsohet pėr koston e lartė, qė mund tė shkojė deri nė 1500 dollarė nė muaj.

    “Shpresoj qė ta miratojnė, nė mėnyrė qė shumė tė tjerė qė jetojnė nė tė njėjtėn situatė si unė, ta kenė kėtė burim nė dispozicion”.

    Administrata e Ushqimeve dhe Ilaēeve nuk ėshtė e detyruar tė ndjekė rekomandimin e komisionit pėr Truvadėn, por zyrtarėt e saj thanė nė pėrfundim tė seancės se duhet bėrė mė shumė pėr parandalimin e infektimeve me HIV. /ikub/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 02:25