BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kolesteroli, kercenues edhe per te rinjte!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kolesteroli, kercenues edhe per te rinjte!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/7/2012, 17:37

    Kolesteroli, kercenues edhe per te rinjte! Images

    Pėr tė parandaluar rrezikun janė tė nevojshme kontrollet e njėpasnjėshme

    Njė nė pesė adoleshentė ka probleme me kolesterolin e lartė dhe si pasojė ėshtė mė tepėr i rrezikuar nga problemet kardiovaskulare. Kėshtu shkruhet nė analizėn e qendrės amerikane “Centers for Disease Control and Prevention”.

    Fenomeni ecėn nė njė hap me epideminė e obezitetit qė ka prekur amerikanėt, por nėse ėshtė e vėrtetė hipoteza qė sa mė shumė tė peshojė njė fėmijė, aq mė i lartė ėshtė kolesteroli, mund tė jetė gjithashtu e vėrtetė se 14 pėr qind e adoleshentėve normalė kanė nivel mė tė lartė se vlera normale e yndyrnave nė gjak.

    Pėrhapja

    Studimi amerikan, ėshtė kryer duke analizuar tė dhėnat treguese tė vlerave tė kolesterolit LDL (tė keq), HDL (tė mirė) dhe trigliceridet e tremijė adoleshentėve. Kjo analizė ka treguar nė veēanti se 20,3% e tė rinjve nga 12 deri nė 19 veē, sidomos meshkuj, kanė nivel mė tė lartė kolesteroli se normalja. “Ėshtė pėr t’u ēuditur me pėrqindjen e disa tė rinjve tė cilėt kanė njė vlerė jo normale tė kolesterolit nė gjak. Fakti ėshtė shqetėsues kur shohim treguesit qė nxisin sėmundjet kardiake”, shpjegon Ashleigh May, epidemiologu i qendrės “Centers for Disease Control and Prevention”.

    “Duam tė dimė qė mjekėt janė tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė e ekzaminimit dhe ndėrhyrjeve rreth mėnyrės sė jetesės tė rekomanduar pėr tė rinjtė, sidomos pėr ata qė janė mbipeshė dhe obezė. Pėr tė shmangur rrezikun qė i kanoset shėndetit i shoqėruar me hiperkolesteroleminė ėshtė e rėndėsishme qė tė gjithė adoleshentėt tė ndjekin njė dietė tė ekuilibruar dhe tė bėjnė njė aktivitet tė rregullt fizik”, shton ai.

    Kontrollet

    Mbi bazėn e linjave drejtuese tė “American Academy of Pediatrics” (Akademia Amerikane e Pediatrisė) rreth njė e treta e adoleshentėve amerikanė mund tė jetė kandidate pėr shfaqjen e kolesterolit vetėm pėr faktin se ėshtė mbipeshė ose obez. Madje jo vetėm kaq.

    Ndryshimi i mėnyrės sė jetesės u duhet rekomanduar edhe atyre tė rinjve qė paraqesin njė familjaritet pėr hiperkolesteroleminė ose sėmundjet kardiovaskulare tė zhvilluara para kohe. “Epidemia e obezitetit po prek edhe shumė adoleshentė europianė. Nė fakt, nuk ka tė dhėna tė sakta dhe fenomeni ėshtė mė pak i pėrhapur se nė Shtetet e Bashkuara, por nuk duhet nėnvlerėsuar fakti se pjesa perėndimore e Europės ėshtė mė e prekur nga mbipesha dhe obeziteti.

    Pėr sa i pėrket ndryshimit tė mėnyrės sė jetesės te tė rinjtė, nuk ka kritere tė sakta, pasi bėhet fjalė pėr njė problem tė kohėve tė fundit. Natyrisht qė duhet marrė nė konsideratė edhe familja. Kur niveli i yndyrnave nė gjakun e prindėrve ėshtė i lartė dhe me kalimin e kohės ėshtė rritur edhe mė shumė, ata duhet tė jenė tepėr tė kujdesshėm dhe t’u bėjnė herė pas here kontroll fėmijėve.

    Pėr shembull nėse nėna e ka nivelin e kolesterolit 400 nė gjak kur ėshtė 45 vjeēe, duhet medoemos t’i kontrollojė fėmijėt 3-4 herė nė vit. Pėr njė kujdes mė tė imtėsishėm do tė ishte e nevojshme t’u nėnshtrohet testeve lipidike, por vetėm nė rrethana tė veēanta, pėr shembull nėse verifikohet njė rritje e tepėrt nė peshė”, thotė njė doktor nga Universiteti i Bolonjės.

    Si tė ndėrhymė

    Ēfarė duhet tė pėrdorim pėr tė ndaluar rritjen e kolesterolit te fėmijėt? “Nė fillim, ashtu si te tė rriturit, duhet ndryshuar menjėherė mėnyra e jetesės, duke pėrmirėsuar tė ngrėnit dhe stimuluar aktivitetin fizik”, shpjegon doktori. “Nė Shtetet e Bashkuara nė disa raste kėshillohet pėrdorimi i barnave hipokolesterol (statina), njė gjė mė pak e pėrhapur nė Europė.

    Gjithsesi, nėse dėshironi tė shmangni rritjen e kolesterolit te tė rinjtė, nė disa raste mund tė pėrdoren pėrbėrėsit e shtojcave tė perimeve, por qė duhen marrė me kėshillė tė mjekut. Me kėto produkte ndonjėherė mund tė arrihen rezultate tė mira nė njė kohė tė shkurtėr, gjė qė tregon shpesh se ėshtė njė shtysė e mirė, jo vetėm pėr fėmijėt, por edhe pėr prindėrit”.

    Prindėrit mund tė ndihmojnė tė ulin rrezikun e atakėve tė zemrės te fėmijėt. Duke pasur parasysh faktorėt e rrezikut mund tė parandalojnė pasojat e padėshirueshme. Vetėm nė Shtetet e Bashkuara numėrohen mbi njė milionė fėmijė, tė cilėt rrezikojnė tė preken nga sėmundjet e zemrės. Nė Europė, situata ėshtė mė pak alarmante, megjithatė mbipesha ėshtė e pranishme dhe rrezikon seriozisht jetėn e fėmijėve. Sipas shoqatės “American Heart Association”, fėmijėt qė vuajnė nga e ashtuquajtura sindromė metabolike janė mė tė rrezikuarit.

    Me sindromė metabolike kuptohet njė ose mė shumė faktorė tė rrezikshėm qė mund pėrfshijnė nivele tė larta sheqeri nė gjak, presion tė lartė tė gjakut, nivel tė lartė tė yndyrnave dhe kolesterolit nė gjak dhe obezitet. Kjo ėshtė njė situatė qė vazhdon tė pėrfshijė gjithnjė e mė shumė fėmijė dhe adoleshentė. Shkencėtarėt bėjnė tė ditur se zakonisht njerėzit janė tė prirur tė mendojnė se sėmundjet kardiovaskulare shfaqen vetėm te tė rriturit, ndėrkohė qė e pėrjashtojnė faktin se edhe fėmijėt mund tė jenė shumė tė rrezikuar.

    Njė studim i fundit ka zbuluar se fėmijėt e vegjėl 7-8 vjeē paraqesin njė nivel tė lartė tė kolesterolit nė gjak. Problemi kryesor, theksojnė studiuesit ėshtė mbipesha dhe obeziteti qė po pėrhapet gjithnjė e mė shumė. Pjesė e jetės sedentare janė edhe orėt e tepėrta tė qėndrimit para televizorit, ose kompjuterit dhe konsumimi i ushqimeve tė thata. Nė kėtė pikė hyn nė lojė roli i prindėrve.

    Pėr tė shmangur pasojat fatale tė aparatit kardiovaskular, prindėrit duhet tė adaptojnė njė mėnyrė jete mė tė shėndetshme pėr fėmijėt e tyre. Mes mundėsive tė ndryshme ėshtė pėrdorimi i njė diete tė ekuilibruar, shumė aktivitet fizik dhe mospėrdorim i alkoolit e duhanit. Mė e rėndėsishmja ėshtė qė fėmijėt t’i kushtojnė mė pak kohė televizorit dhe videolojėrave. Duhet tė shėtisin nė kėmbė ose nė biēikletė, si dhe tė merren me sporte tė vėshtira. Fėmijėt kanė nevojė pėr njė shembull tė mirė qė shėndeti i tyre tė mos rrezikohet nesėr.

      Ora ėshtė 21/9/2024, 13:44