Shpesh nuk eshte nje zgjedhje, por e vetmja menyre e mundshme per te zevendesuar nje vakt.
Arsyeja e pare qe preferohet shume nga njerezit eshte se gjendet lehtesisht kudo, konsumohet shpejt dhe nuk do shume kohe per tu pergatitur per ta marre me vete ne pune.
Pra sanduiēi eshte zgjidhja e duhur per ata qe punojne, vetem se duhet te kene kujdes me asortimentet qe i fusin brenda. Le ta zbulojme me poshte se cilat jane rreziqet qe mund te shmangen.
Buka me pak kalori dhe jo shume e mbushur ben diferencen
Gjeja e pare qe duhet te beni eshte te zgjidhni buken e duhur: natyrisht ato qe permbajne pak kalori nuk kane yndyrna, dhe jane te ashtuquajturat buke te zakonshme, qe kane 260 deri ne 290 kalori. Me mire akoma do te ishte perdorimi i bukes integrale, sepse eshte me e pasur me fibra, ka me pak kalori dhe eshte me e shijshme, gje qe ndihmon per te mos e tepruar me perberesit qe do te mbushet.
Kombinimi i mbushjes
Nga pikepamja kalorike, shoket ideale per paninen jane proshuta krudo dhe djadherat si rikota: te dyja bashke permbajne 70 kalori, por duke mos e kaluar masen e 30 grameve.
Ata qe pelqejne djathin duhet ta dine se 30 grame djathe i staxhionuar permban 120-140 kalori, ndersa mocarela ka 200 kalori. Keshtu qe beni kujdes me kombinimet: nese nuk doni te hiqni dore nga paninja me proshute krudo dhe mocarela, atehere eshte mire te pergjysmoni sasine e dy perberesve.
Provoni kombinim te kripur dhe te embel
Nje rol te veēante kane edhe perberesit e tjere, siē jane gjethet e sallates, domatet e prera ne feta, turshite: ne kete rast duke i shtuar asortimentet e lartpermendura nuk ju rrezikohet dieta nese nuk perdorni vaj dhe majoneze.
Per ti dhene me shume shije sanduiēit tuaj mund te provoni nje perzierje frutash dhe perimesh, duke zgjedhur per shembull feta dardhe, molle, pjeshke, fiq, ananas dhe rrush: shija e frutave perzihet mire me te perimeve, djathit dhe proshutes dhe nuk peshojne shume ne peshoren e kalorive.
Perdorni leng limoni
Kur pergatisni nje sanduiē ne shtepi (ose kur e blini ne ndonje fast-food), shtojini disa pika limoni dhe nese eshte e mundur edhe fruta qe hahen me lekure, duke shmangur pjeset e bardha. Limoni qe eshte i pasur me acide organike, enzima, vitamina dhe kripera minerale, e ben me te tretshem sanduiēin dhe i jep nje shije me te mire, qe kenaq stomakun dhe shmang perdorimin e kripes, vajit, salcave dhe perberesve te tjere. Nese pelqeni me shume sallamet, mund ta shoqeroni lengun e limonit me pak vaj ulliri dhe ta lini 30 minuta ne qetesi para perdorimit. Te njejten perzierje mund ta perdorni edhe kur perdorni salmon, ton, ose peshk shpate te prere ne feta ose te tymosur. Ne kete rast limoni eshte perberesi i duhur per ti dhene me shume shije sanduiēit.
Majoneze? Me mire kos
Nese ju pelqejne sanduiēet e lyer me salca kremoze, mos e teproni me majonezen ose salcat e tjera te gatshme, qe duke qene se jane te pasura me gjalpe dhe veze, edhe ne doza te vogla (nje luge e vogel per shembull) rrisin kalorite 100-150 kalori sa here qe perdoren. Per te shmangur rrezikun e shtimit ne peshe, mund ta zevendesoni majonezen me nje salce te pergatitur me pak kos natyral te skremuar: ky perberes jo vetem qe i jep shije sanduiēit, por eshte efikas edhe per djegien natyrore te yndyrnave. top-channel. /IKUB/