Pergatituni per nje grim ndryshe, qe per kete vjeshte/dimer 2012-13 do te jete shock!
Kjo nuk i perket vetem ngjyrave, por edhe perberjeve dhe pamjes. Po rimeli? Edhe ai, meqe do te jete ne ngjyrat fluo. Tonet e syve do te aplikohen ne te gjithe qepallen, deri tek vetullat, te cilat duhet te jene te kuruara mire. Ngjyrat me glamour do te jene portokallia, e bardha, bojeqielli, jeshile, vjollce, dhe ngjyra e arte bashke me te kaften dhe e paperendueshmja ngjyra e zeze. ose per nje kujtim te viteve 60' nje kalim i bukur me penel te zi duke mbaruar deri ne fund te syrit.
Per buzet? Edhe per ato kemi te reja. Ngjyra ne top do te jete e kuqja me te gjitha tonalitetet e saj, por duhet te jete gjithmone e aplikuar bukur, e theksuar, pa u dukur vulgare. Dhe ne rast se ngjyra e kuqe nuk ju pelqen atehere lerini buzet tuaja natyral, me nje zbutes pa ngjyre, ne menyre qe ti bej buzet tuaja te buta dhe pak te shkelqyeshme. Kalojme tek faqet, nese me pare thuhej gjithmone "sfumoni mire fardin" tani jo, merrni penelin dhe perqendrohuni tek faqet ne menyre delikate por te theksuar, sigurisht jo per tu dukur nje klloun. Ne rast se nuk keni deshire te dilni me shume fard ne fytyre, krijoni sfumatura te vogla, pothuaj te padukshme, mbi faqe, ne menyre qe te duken krejtesisht natyrale.
Se fundi, qerpiket, te gjate? Me nje rimel te bukur blu elektrike, do te jete nje detaj i dukshem por ne te njejten kohe i vecante qe sigurisht do te terheqe vemendjen e shume njerezve. Me pak fjale nje grim pak ekstravagnt, gjate dites dhe ne mbremje, moda kete vit kerkon tone te forta, thekse me te cilat me siguri nuk kaloni pa u vene re. /ikub/