BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kujdesi i duarve ne sezonin e ftohte!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kujdesi i duarve ne sezonin e ftohte!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/12/2012, 11:21

     Kujdesi i duarve ne sezonin e ftohte! Images

    Ne dimer lekura e duarve thahet, skuqet, behet shume e ndjeshme, dhe duart prej mendafshi behen nje kujtim i larget.

    Duar te buta dhe te mendafshta jane nje leje kalim universal per bukurine, por ne dimer shendeti i tyre vihet ne prove te veshtire, i ftohti provokon shenja te ndryshme. Ju duhet te kujdeseni per duart me shume vemendje, duke e bere me produktet e duhura, mundesisht natyral. Ne pergjithesi, te mbash dorashka ndihmon te parandalosh acarimet e lekures nga sezoni i ftohti. Per tu kujdesur per duart eshte mire qe nje here ne 10 dite te beni scrub ne kurrini e duarve, persa i perket produkteve per te perdorur eshte mire te perdorni perberes vajore dhe kremra shume yndyror.

    Miku me i mire i duarve ne sezonit te ftohte, eshte gjalpi i karite, prezente ne shume perberje kozmetike. Efikasiteti i saj eshte penetrimi deri ne thellisi te epidermes, konsistenca yndyrore nuk le lageshtire ne lekure, por dhuron duar te buta dhe te thata. Nje produkt shume i mire eshte dhe vaji i bajameve te embla, ose vaji i ullirit, eshte e preferueshme te aplikohet ne mbremje para se te shtriheni. Nje kure shume e mire per duar te buta eshte edhe ajo me baze patatesh. Zieni pataten te paqeruar, kur uji do te vaket, lini duart ne kete uje ku keni zier pataten per disa minuta. Me pas merrni tulin e patates dhe mbajeni ne kurrizin e dores per 5 minuta. Amidoni i ketij produkti favorizon dhe zbut keratinen, duke ushqyer lekuren. /ikub/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 10:09