Me kete te ftohte te dalesh nga shtepia eshte me te vertet problem, si te trukohemi nese jashte eshte shume ftohte dhe lekura jone e ndjen menjehere duke shfaqur tharje dhe skuqja? Ne kete rast na vijne ne ndihme keshilla nga make-up artistet. Mos u dekurajoni , ka shume alternativa te vlefshme te cilat nese i merrni ne konsiderate, do tju ndihmojne te keni nje make-up uniform, dhe gjeja me e rendesishme, nje lekure e lire nga cdo shenje e provokuar nga keto temperatura te ftohta.
Sipas eksperteve do te ishte me mire te aplikonit pudra dhe tone te cilet nuk do te benin gje tjeter vecse te mbulonin defektet e lekures tuaj te thare. Si te reagoni ndaj kesaj pengese dhe te prezantoheni me nje make-up te kujdesshem dhe te bukur? E thjeshte, perdorni vetem produkte kremoze si blush-i, fondotinta dhe tonet e syve. Mos harroni, sigurisht qe nje doze e mire e nje kremi hidratues, me permbajtje aloe vera do te favorizonte per te rigjeneruar lekuren e fytyres. Me keto keshilla te vogla do te shihni qe look-u juaj do te mbetet glamour dhe ne tendence edhe ne keto dite te ftohta dimri. /ikub/