Dimri nuk eshte nje mik i lekures, zbehja eshte me e pakta qe mund te ndodhe, keshtuqe eshte mire te ndihmoni bukurine me produktet e duhura duke filluar nga fondotinta. Baza universale e grimit, qellimi i saj kryesore eshte te trukoje pa u dukur te grimuara, sa me natyral eshte efekti, aq me mire eshte. Fondotinta duhet te zgjidhet sipas nje rregulli baze, nuk duhet te kete nje tonalitet te ndryshem nga ajo e lekures tuaj, dhe sidomos me te erret, wfwkti maske eshte me te vertet nje gabim trashanik, qe ju ben te dukeni keq dhe nuk ju fsheh asnje defekt qofte ne drite artificiale dhe ate natyrale. Ne baze te sezonit, te gjendjes shendetsore, te ushqyerit, ngjyra e lekures gjate vitit ndryshon lehtesisht tonalitet, por ne pergjithesi ka lekure qe tentojne drejt ngjyres se kuqe, disa te tjera me te verdha, dhe ne baze te ketyre karakteristikave duhet te zgjidhni fondotinten qe ben per ju.
Mos e provoni ate duke e krahasuar me kurrizin e dores, sepse ne te vertet nuk tregon ekzaktesisht ngjyren e fytyres, eshte me mire nese e provoni ne faqen tuaj, duke kuptuar keshtu se cilat nuanca mund te zgjidhni. Mund tju sherbeje te provoni dy ose tre nuanca fondotintash per te dalluar sa me mire diferencen e pigmentit. Persa i perket perberjes, zgjidheni ate ne baze te tipit te lekures. Zakonisht gjate muajve te dimrit lekura tenton te thahet, me mire synoni per nje produkt likuid, ndersa per lekure me yndyre eshte mire te preferoni nje fondotinte pluhur kompakte. Produktet e gjenerates se fundit i shtojne perberjeve te tyre edhe efekte te mira per lekuren, te pasura me substanca ushqyese dhe hidratuese, me minerale, filtra solar, formula qe mbrojne nga agjentet e jashtem. /ikub/