Per te shmangur yndyren ne fytyre eshte higjena maksimale e saj, kur cdo mengjes duhet lare me produkte te posacme, qe te mos jete thjesht sapuni normal, por i duhuri per lekuren tuaj, ne menyre qe pastrimi te behet i thelle.
Ky problem ne fytyre shkaktohet shpesh nga produkte te gabuara, keshtu qe edhe produktet duhen perzgjedhur per te mos rendur tek me ekonomiket pasi shkaterroni lekuren.
Nevojitet nje xhel detergjent per lekuren, nje tonik dhe nje krem qe te aplikohet para trukut.
Shume persona e lene menjane perdorimin e tonikut, sepse nuk e mendojne te nevojshme por gabohen, sepse permes tij kryhet faza e pare pas xhelit detergjent.
Nder produktet qe ndihmojne per zhdukjen e yndyres nga fytyra jane padiskutim maskat e duhura, te pakten nje here ne jave.
Edhe limoni eshte ndihmues per pastrimin e lekures, ashtu si dhe ne nje gote me uje te ngrohte mund te hidhni pak shkume birre dhe duke e aplikuar ne fytyre lereni per 15-20 minuta dhe me pas laheni me uje te vakte. (noa.al)