Ushqimi dhe fytyra
Deshironi nje fytyre te bukur? Keni kujdes ushqimin. Marrja ne sasi me te madhe e vitamines C dhe sasi me e vogel e yndyrave dhe karbohidrateve kane te bejme me nje pamje me te bukur gjate plakjes se lekures. Ndryshimi i ushqimit do te ndihmoj pamjen. Ushqimi qe eshte i pasur me antioksidante, si peshk, peme dhe perime, dukshem e mbrojne lekuren ndaj radikaleve te lira.
Merrni vitaminat e duhura
Kremi juaj kunder rrudhave mund te permbaje vitamine C apo E. Beni qe keto vitamina te tregojne efektin e tyre nga brenda, poashtu. Nese hani ushqim qe permban keto vitamina si dhe mineralin selenium, te gjitha keto mbrojne lekuren tuaj kunder demit nga dielli. Ato njekohesisht mund tiu ndihmojne ti ktheni prapa shenjat e plakjes, si rrudhat dhe ndryshimet e ngjyres se lekures.
Vraponi kunder plakjes se lekures
Ushtrimet kane ndikim pozitiv ne secilen pjese te trupit duke perfshire edhe organin me te madh, lekuren. Ushtrimet permiresojne qarkullimin e gjakut dhe ndihmojne ne largimin e toksines nga lekura. Me rritjen e qarkullimit te gjakut me teper oksigjen dhe materie ushqyese arrijne ne lekure dhe ndihmojne ne prodhimin e kolagjenit, i cili largon rrudhat. Mos u brengosni per djersitjen, ushtrimet shpesh ndihmojne ne zhbllokimin e poreve.
Pushim per bukurine
Mos flini mjaftueshem per disa net dhe do te shihni si do tiu reflektoje ne fytyre: radhe te erret nen sy, lekure e zbehur dhe e lodhur. Fjetja 7-8 ore ne nate do ta mbaje trupin dhe lekuren tuaj ne top forme. Poashtu varet si flini mbani fytyren e shtypur ne jastek per shume vite, dhe do te keni rrudha aty ku lekura ka qene e shtypur. Zgjedhja? Flini ne shpine.
Si e ndryshon shtatzenia lekuren tuaj
Strijat tendosjet shfaqen te 90% e femrave. Ato duhet te pakesohen pas lindjes. Hidratuesit mund te permiresojne pamjen e tyre. Kremrat me vitamine A apo terapia me laser mund te ndihmojne shume. Aknet jane nje tjeter problem i zakonshem i shkaktuar nga rritja e hormoneve ne trup. Nje nder menyrat me te lehta per tiu shmangur akneve eshte pastrimi dy here ne dite dhe perdorimi i nje hidratuesi pa yndyre (ne baze te ujit). Pyesni doktorin e juaj para perdorimit te ndonje produkti kunder akneve.
Si te kujdeseni per lekuren e plakur
Gjate plakjes lekura ndryshon strukturen. Trupi nuk prodhon aq kolagjen, dhe elastini qe ndihmon lekuren te kthehet ne gjendjen e meparshme behet me i dobet. Poshtu nuk prodhoni apo humbisni qeliza aq shpejt. Per ta ngacmuar lekuren e plakur, largoni qelizat e vdekura, dhe hidratoni shpesh. Perdorni kremra me permbajtje te vitamines C dhe retinoide.
Kontrolloni pijet
Shume alkool ben dem ne trupin dhe lekuren tuaj. Alkooli eshte diuretik, nxit urinimin dhe shkakton humbjen e ujit. Kjo mund te kete impakt ne lekure te thate. Gjithashtu zgjeron enet e gjakut dhe ben qe piresit shpesh te kene fytyra te skuqura. Gjate kohes keto ene mund te demtohen pergjithmone dhe ben qe lekura te duket e kuqe.
Lereni duhanin!
Thjesht pirja e duhanit eshte e demshme per lekure: eshte e dyta pas diellit qe shkakton plakje te parakohshme dhe lekure te thate. Ne fakt, nen mikroskop mund te shihni rrudha tek duhanpiresit edhe ne te njezetat. Pirja e duhanit zvogelon qarkullimin e gjakut ne lekure dhe ndikon ne degradimin e kolagjenit. Me pak kolagjen, nenkupton me shume rrudha.
Larja e perditshme
Ēdo dite lekura juaj eshte ne kontakt me ndotjen tymin e duhanit, gazrat e automjeteve apo ndotes tjere. Mbani lekuren e shendetshme duke e pastruar rregullisht. Varesisht nga kerkesat e lekures suaj, ju mund ta pastroni fytyren tuaj me xhel, apo duke e pastruar me maska te ndryshme dhe tonik per ti larguar qelizat e vdekura, pastaj aplikoni hidratues. telegrafi
Mr.Ph. Krenar Dobroshi Magjistėr pėr kozmetikė Qendra estetike-kozmetike Estethica