BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Celesi i gjallerise eshte frymemarrja!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Celesi i gjallerise eshte frymemarrja!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/1/2013, 16:58

     Celesi i gjallerise eshte frymemarrja! Db7a5c0d-ae04-4c8e-8163-a3ce944442b6---0-

    Nė shoqėritė tona ku dominon jeta mendore, ne jemi mėsuar tė marrim frymė shkurt, nė mėnyrė tė ērregullt apo edhe pak apo duke e mbajtur frymėn. Pėr mė tepėr, ne marim frymė me gjoks, gjė qė bėn qė ajri tė hyjė nė pjesėn e sipėrme tė mushkėrive dhe tė dalė sėrish nxitimthi. Furnizimi me oksigjen ėshtė i pamjaftueshėm e pėr rrjedhojė, gazi karbonik dhe toksinat mbeten tė depozituara nė indet e mushkėrive.

    Sipas specialistėve, ne duhet tė pėrdorim diafragmėn e cila, duke funksionuar si njė piston natyral, ngjitet dhe zbret pėr tė lėnė tė hyjė e tė dalė ajri i mushkėrive, duke bėrė njėkohėsisht njė masazh tė organeve tė brėndshme pa asnjė sforcim.

    Pėr ēfarė shėrben frymėmarrja?

    Pėrveē faktit qė frymėmarrja ėshtė funksioni i vetėm i trupit pa tė cilin ne nuk mund tė bėjmė mė shumė se pak minuta, ajo pėrmbush njė numėr funksionesh: pasuron gjakun me oksigjen dhe e ēliron nga mbetjet e gazrave. Ajo shėrben gjithashtu pėr djegien e yndyrnave pa vlerė dhe pėr ekuilibrin e qėndrave nervore. Dhe, pra, kur frymėmarrja ėshtė e keqe, i gjithė organizmi ka probleme, gjė qė shfaqet me lodhje dhe rėnie tė gjėndjes shpirtėrore.

    Le tė shohim mė poshtė se si mund tė bėjmė gjimnastikėn epėrditshme tė frymėmarrjes!

    Frymėmarrja nė momentin e zgjimit

    Pėrpara pasqyrės, nė momentin e larjes sė dhėmbėve, pėrgatitemi pėr njė ditė tė shkėlqyer. Pėrkulni gjunjėt dhe vendosni dy duart mbi kofshė. Filloni duke nxjerrė ajrin me shumė forcė nga goja, duke futur brėnda barkun, sikur tė donit ta afronit me kolonėn. Pastaj, merrni frymė me hundė duke liruar muskujt e barkut dhe duke lėnė qė barku tė rikthehet nė pozicionin e tij fillestar. Pėrsėriteni nga 3 deri nė 5 herė.

    Nė fund, ngrihuni pėrsėri, merrni frymė pėrsėri duke fryrė barkun, pastaj bllokoni ajrin pėr 5 deri nė 10 sekonda pėr tė rregulluar trupin.
    Tė mirat: Ju bėni njė pastrim tė vėrtetė tė mushkėrive, rivini nė funksionim diafragmėn, i gjithė trupi rigjallėrohet. Keni njė ndjesi freskie.
    Frymėmarrja nė mjetet e transportit

    Jeni tė stresuar. Stop! Nuk ia vlen tė trishtoheni. Atėherė, ē’duhet tė bėni? Tė merrni frymė!

    Ulur ose nė kėmbė, nuk ka rėndėsi. Rėndėsi ka qė tė bėni njė frymėmarrje tė ngadaltė, duke kontrolluar ritmin e saj. Nė fillim vini dorėn nė bark, pėr tė ndjerė frymėmarrjen tuaj natyrale pėr 2 deri nė 3 sekonda.

    Filloni: merrni frymė me hundė pėr 4 sekonda, bėni njė pushim prej 2 sekondash, pastaj nxirreni ajrin (gjithnjė me hundė) pėr 6 sekonda. Barku fryhet kur merrni frymė dhe shfryhet kur nxirrni ajrin. Pėrsėriteni 3 deri nė 5 herė apo edhe mė tepėr, nė rast se ju pėlqen.

    Tė mirat: duhet tė keni njė ndjesi relaksimi dhe qetėsimi. Mėndja mbetet e gjallėruar. Pėrqėndrimi nė frymėmarrje dhe ngadalėsimi i saj veprojnė si njė anti-stres natyror i vėrtetė.

    Frymėmarrja nė zyrė

    Mbasdite, nė rast ngarkese tė madhe apo rėnieje tė pėrqėndrimit, merrni frymė! Ulur, me shpinėn drejt mbėshtetur nė kolltuk, nėse ėshtė e mundur. Pėrndryshe, qėndroni pėrpara me shpinėn drejt. Vendosini duart nė anė tė tavolinės.
    Filloni: nxirrni ajrin nga goja pėr 4 sekonda, duke i shtyrė duar pėrpara dhe duke futur brėnda barkun. Pėrkulni shpinėn, nė mėnyrė tė tillė qė tė mund tė vėshtroni pjesėn e kėrthizės. Pastaj merrni frymė pėr 4 sekonda. Drejtoni pėrsėri trupin. Pėrsėriteni 4 ose 5 herė.

    Tė mirat: truri ushqehet me oksigjen dhe trupi relaksohet. E shkėlqyer pėr tė rigjallėruar trupin, sikur tė bėnit njė pushim tė shkurtėr.

    Frymėmarrja nė mbrėmje

    Shtrirė nė shpinė, pėrpara se t’ju zėrė gjumi, pėrgatituni pėr tė rėnė nė gjumė.
    Filloni: nė fillim, nxirrni ajrin thellė nga hunda. Me barkun tė futur, lombaret mbeten tė palėvizshme nga shtrati. Pastaj, merrni frymė duke e ēliruar pėrsėri barkun. Pa e shkėputur pjesėn e poshtme tė shpinės, pa sforcim, lėreni lėvizjen tė bėhet natyrshėm.

    Njė kėshillė: i vini rėndėsi mė tė madhe nxjerrjes sė ajrit si njė faktor i relaksit. Kjo gjė krijon relaksim dhe ju bėn tė ndjeni qetėsimin e fytyrės, ēlirim tė nofullave dhe rėnie tė shpatullave. Kur merrni frymė, vlerėsoni ajrin qė hyn nė anėt e flegrave tė hundės./living/

      Ora ėshtė 19/5/2024, 14:42