BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ushqimet mė tė mira pas plazhit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ushqimet mė tė mira pas plazhit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/8/2013, 14:41

    Tė zgjedhurit e ushqimeve ėshtė i rėndėsishėm nė ēdo periudhė, por njė kujdes i veēantė duhet treguar sidomos pas ditėve tė nxehta tė plazhit. Trupi juaj ka nevojė tė rifitojė lėngjet dhe energjitė e humbura nė ditėt me diell. Shtojini tryezės suaj sa mė shumė perime, peshk, avokado, mango si dhe fruta tė tjera, pa kursim.

    Portokalli dhe shegėt
    Pas plazhit ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė konsumohen sa mė shumė fruta, sepse janė humbur lėngje gjatė qėndrimit nė diell. Frutat mė efikase pėr tė ēliruar kolagjen, proteina natyrale qė gjendet te lėkura dhe muskujt, janė portokajtė e kuq, shegėt dhe rrushi. Janė frutat mė efikase pėr tė pėrmirėsuar lėkurėn si dhe pėr tė ngadalėsuar plakjen. Fruta tė tjera zėvendėsuese mund tė jenė kivi dhe kumbullat. Konsumoni sa mė tepėr pėr njė lėkurė tė bukur, e cila pas plazhit ka vėrtet nevojė pėr trajtim.

    Peshku, ende pjatė kryesore
    Vazhdoni tė konsumoni peshkun sidomos sardelen, pasi ndihmon nė dhėnien e energjisė pozitive qė iu duhet. Sardelet janė tė pasura me acide yndyre, tė cilat janė tė rėndėsishme pėr qelizat e trupit. Kėto acide ndihmojnė nė rrjedhjen natyrore tė nutrientėve nė qelizė. Me pak fjalė, peshku dhe vaji i tij ndihmojnė nė pastrimin dhe mirėmbajtjen e qelizave tė trupit.

    Spinaqi veēanėrisht
    Disa nga ushqimet qė ndihmojnė nė ripėrtėritjen e menjėhershme tė energjisė trupore janė nė mėnyrė tė veēantė spinaqi dhe brokoli. Duke ngrėnė sa mė shumė gjėra jeshile ndihmon nė shije dhe ul dėshirėn pėr tė ngrėnė ėmbėlsira. Sheqeri i tepėrt nuk ėshtė i mirė pėr trupin. Nė ditė tė ngrohta duhet evituar sa mė shumė.

    Rigoni redukton kripėn
    Nė qoftė se kur zgjoheni nga gjumi vini re qė sytė janė disi tė fryrė, kjo ndodh pėr shkak tė marrjes sė kripės sė tepėrt, qė jo domosdoshmėrish merret vetėm nga ushqimi. Kripa merret edhe nga plazhi nėpėrmjet lėkurės. Kėshtu pėr tė reduktuar sasinė e saj rekomandohen tė konsumohen ushqime tė pasura me rigon, majdanoz ose hudhėr. Janė produkte qė duhen pėrdorur nė ēdo stinė sepse i bėjnė mirė trupit tuaj.

    Perime me bollėk
    Perime tė freskėta dhe ndonjėherė tė pa gatuara janė shumė tė shėndetshme. Janė tė mira jo vetėm pėr shėndetin tuaj nė pėrgjithėsi, por sidomos pėr lėkurėn dhe buzėqeshjen tuaj. Karota, lulelakra, mashurkat ndihmojnė nė ripėrtėritjen e lėkurės, duke ndihmuar edhe nė largimin e njollave qė krijohen nga dielli. Kur janė tė pa gatuara kanė efekt mė tė mirė sepse kėshtu ndihen mė tepėr vlerat e vėrteta.

    Fruta tė tjera
    Avokado dhe mango janė tė mira kundėr plakjes. Mango dhe avokado pėrmbajnė vitaminė E dhe antioksidantė. Shtojini nė sallatė tė shoqėruar me salmon duke shijuar kėshtu njė pjatė tė ushqyeshme dhe tė shijshme. Pėrdorini kėto fruta jo vetėm tė shoqėruara nė sallatė, por dhe vetėm. Iu japin energjinė e duhur nė kohėn e duhur. /ikub/

      Ora ėshtė 16/10/2024, 14:23