BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kakao stimulon aftėsitė intelektuale!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kakao stimulon aftėsitė intelektuale!

    Mesazh nga LePuRuShJa 24/9/2013, 19:22

    Sipas njė studimi amerikan, rezultoi njė pėrmirėsim i aftėsive intelektuale tė personave qė pinin kakao. Kėto janė rezultate interesante pėr kėrkimet pėr sėmundjen e Alzheimer-it. Pėrsėri kakaoja zbulon vlerat e saj! Ne e dinim qė ajo bėn mirė pėr lėkurėn, ndihmon pėr djegien e yndyrave, ka efekte antikollė dhe vazodilatatorė. Njė studim i ekipit tė Dr Farzaneh Sorond, i shkollės sė mjekėsisė sė Harvard-it, i botuar nė "Neurology", shton se kakaoja mund tė kompensojė njė rėnie tė lehtė tė aftėsive intelektuale tė personave tė moshuar, citon Living.

    "Ndėrsa truri pėrbėn vetėm 2% tė peshės sė pėrgjithshme, ai konsumon mbi 20% tė oksigjenit dhe energjisė sė trupit tė njeriut", kujton Dr Paul Rosenberg, specialist i sėmundjes sė Alzheimer-it nė shkollėn Johns Hopkins tė Baltimore-it, nė njė koment shoqėrues tė kėtij botimi. Kur pėrdorim trurin tonė, neuronet tona kanė nevojė pėr energji pėr funksionimin e tyre. pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj kėrkese, prurja e gjakut nė tru rritet pėr tė sjellė glukozėn. "Kjo lidhje, qė quhet ēiftėzim neuro-vaskular, arrin tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė sėmundje tė tilla si ajo e Alzheimer-it", thekson Dr Sorond-i.

    Kėrkime premtuese

    Studimi u realizua nė njė kėndvėshtrim tė dyfishtė: tė studiohej lidhja midis ēiftėzimit neuro-vaskular dhe funksioneve intelektuale, si dhe efekti i kakaos mbi to. Dy filxhanė kakao nė ditė pėr njė muaj: ky ishte regjimi strikt qė respektuan 60 persona me moshė mesatare 73 vjeē dhe pa asnjė shenjė demence. Ata iu nėnshtruan ekzaminimeve Doppler pėr tė parė fluksin e gjakut nė arterin cerebral tė mesėm tė personave, kur iu nėnshtroheshin testeve tė thjeshta intelektuale. Rezultati ishte i qartė: tek personat me probleme tė ēiftėzimit neuro-vaskular ditėn e parė, terapia e kakaos ēoi nė njė pėrmirėsim prej 8,3%, ndėrkohė qė tek personat pa probleme, nuk u pa ndonjė pėrmirėsim i rėndėsishėm.

    Rezultatet e studimit janė shumė interesante, por ende nė hapat e parė. Studimi u bazua kryesisht tek flavanolėt, tė cilėve u atribuohen efekte tė shumta pozitive. Studimi pėr kakaon nuk ka pėr synim vetėm vlerat e kakaos, por pėr medikamentet parandalues apo kurues tė sėmundjes sė Alzheimer-it dhe sėmundjesh tė tjera neuro-degjenerative, qė mund tė prodhohen nė tė ardhmen. Studimi ėshtė shumė premtues, por ndėrkohė, nėse hani ēokollatė tė zezė, nuk bėni keq! /ikub/

      Ora ėshtė 16/10/2024, 14:28