BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    KIRURGJIA PLASTIKE! Meshkujt konkurojne femrat!

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje KIRURGJIA PLASTIKE! Meshkujt konkurojne femrat!

    Mesazh nga Princesha... 11/12/2013, 15:00

    Ne jetojmė nė njė shoqėri konkuruese ku kėrkimi i njė imazhi mashkullor mė tė mirė ėshtė i rėndėsishėm nė biznesin, profesionin, karrierėn dhe marrėdhėniet shoqėrore dhe sentimentale.
    Sot meshkujt e tė gjitha moshave dhe nga tė gjitha sferat e jetės janė duke kėrkuar ndihmėn e kirurgjisė plastike pėr tė qėndruar konkurues nė botėn e biznesit, artit dhe politikės
    .

    KIRURGJIA PLASTIKE! Meshkujt konkurojne femrat!  20d77fc6-faab-4cdc-9090-05c149bd599e---0-
    Nga nje bisede qe beme me Dr. Silvana Vishaj, anetare e bordit europian te kirurgjise faciale, e specializuar ne Milano dhe Londer per kirurgji plastike faciale, otorinolaringologji dhe mjekesi estetike, tregon se nder kerkesat me te shpeshta te meshkujve jane: njė hundė mė tė balancuar, tė drejtė nė pershtatje me fytyrėn si dhe veshė shumė tė drejta dhe tė afruara me kokėn, njė mjekėr tė konturuar dhe tė dukshme, dhe njė bark tė sheshtė dhe pa dhjam.

    Nderhyrjet qe kerkohen me se shumti, mund te klasifikohen ne dy grupe kryesore:

    Nė grupin e pare bėjnė pjesė ndėrhyrjet jo-invazive sic janė korrigjimi i rrudhave tė lokalizuara nė zonėn e ballit dhe tė syve nėpėrmjet injeksioneve tė botoxit, si dhe mbushja e rrudhave ne faqe,mjeker,buze nepermjet injeksioneve filler si Restylane dhe Juvederm,trajtimet rigjeneruese tė lėkures me pėrmbajtje multivitaminash.
    Nė grupin e dytė bėjnė pjesė ndėrhyrjet kirurgjikale estetike. Nga kėto mė tė kėrkuara nga meshkujt janė: Rhinoplastika(plastika e hundės), plastika e veshėve, lifting dhe minilifting i fytyres dhe i qafės. Kėto tashmė janė procedura shumė tė zakonshme pėr meshkujt.

    Por a ka ndryshim ndermjet nje operacioni plastik tek femrat dhe nje te tille tek meshkujt?

    "Sigurisht pėrpara njė operacioni plastik kirurgu i referohet edhe seksit tė pacientit,sepse dhe procedura si dhe efekti estetik i ndėrhyrjes ndryshon nga meshkujt tek femrat. Pėr procedurat e pėrdorura pėr tė arritur kėto qėllime tek meshkujt duhen marrė nė konsideratė faktorė tė tilla si trashėsia e lėkurės, format e fytyrės, dhe linja e flokėve,permasat balle-mjeker-hundė-mollėza." - shprehet dr. Vishaj.

    Bazuar ne eksperiencen e saj, si shefe prej 12 vitesh e klinikes "Euromedica", dr. Vishaj tregon se nderhyrjet me te shpeshta kerkohen dhe kryhen ne zonen e fytyres, konkretisht:

    Njė fytyre e dhjamosur ose njė fytyrė e trashe me zona dhjami nėn mjekėr ėshtė gjithashtu njė shqetėsim pėr shumė burra. Nė pacientėt mė tė rinj, Liposuction mund tė jetė i mjaftueshėm pėr tė korrigjuar problemin. Pacientėt mė tė rritur mund tė kėrkojnė njė pamje tė plotė pėr tė korrigjuar dhe pėr tė hequr zonėn e qafės, e cila pėrfshin heqjen e lėkurės sė tepėrt dhe forcimin e muskujve platysma. Kjo teknike kryhet nė mėnyre kirurgjikale dhe quhet liftingu i qafės.

    Njė procedurė shumė e shpeshtė e pėrdorur tek meshkujt ėshtė tėrheqja e rrudhave tė lėkurės sė fytyrės, i quajtur lifting i fytyres. Mbas kėsaj procedure fytyra e mashkullit rezulton 15-20 vjet mė e re. Pėr moshat mė tė reja janė tė indikuara injeksionet e botoxit pėr eleminimin e rrudhave nė zonėn e ballit dhe tė syve, si dhe injeksionet filler(mbushėse) pėr mbushjen e rrudhave nė faqe, mjekėr, mbi buzė etj.

    Se fundmi, keshilla e kirurgut plastik per te gjithe pacientet meshkuj eshte:

    "Zgjidhni ndėrhyrjen mė tė pėrshtatshme pėr tė perfeksionuar portretin tuaj! Cdo ndryshim pozitiv nė imazhin tuaj do t’ju ndihmojė fuqishėm tė jeni konkurues kudo!"

    "Zgjidhni ndėrhyrjen mė tė pėrshtatshme pėr tė perfeksionuar portretin tuaj! Cdo ndryshim pozitiv nė imazhin tuaj do t’ju ndihmojė fuqishėm tė jeni konkurues kudo!"

    "Zgjidhni ndėrhyrjen mė tė pėrshtatshme pėr tė perfeksionuar portretin tuaj! Cdo ndryshim pozitiv nė imazhin tuaj do t’ju ndihmojė fuqishėm tė jeni konkurues kudo!"http://www.ikub.al
    /

      Ora ėshtė 20/5/2024, 12:48