Faji eshte i gerhitjeve te shumta gjate nates. Ky shqetesim prek
veēanerisht femrat, megjithate kolla kronike mund te kontrollohet
permes disa metodave te thjeshta, te cilat praktikohen edhe ne shtepi.
Shpeshhere per doktoret eshte nje mister, megjithate, kohet e fundit, ata kane filluar ta zbulojne ngadale: kolla kronike, ajo qe zgjat me
shume se tete jave dhe ua ben jeten shume te veshtire personave qe vuajne nga kjo simptome, mund te shkaktohet edhe nga nje shqetesim ne rruget e frymemarrjes qe shfaqet gjate gjumit, e ashtuquajtura gerhitje. Kete e ka treguar nje studim i kryer nga doktor Surinder Birring, i cili punon ne Departamentin e Mjekesise Respiratore te spitalit Kings College Hospital te Londres, ne
bashkepunim me nje grup australian. Ky studim eshte publikuar prej pak kohesh ne ERJ, gazeta e European Respiratory Society (Shoqeria Respiratore Europiane).
Shqetesimet e zakonshme
Kollitja eshte metode me ane te se ciles organizmi eliminon papastertite nga mushkerite dhe rruget e siperme te
frymemarrjes. Gjithashtu mund te vije si reagim ndaj ndonje ngacmimi ne rruget ajrore. Kolla nuk eshte semundje, por
shpesh rendesia e saj mund te percaktohet vetem kur zhvillohen simptoma te tjera. Ka shume shkaktare te cilet nxisin
kollen, siē jane semundjet virale. Ėshte normale te keni kolle kur jeni ftohur. Shpesh kollitja nxitet nga gelbaza qe kalon
poshte ne fyt. Edhe infeksionet e mushkerive ose te rrugeve te siperme te frymemarrjes mund te shkaktojne kolle. Kolla
kronike mund te jete simptome e pneumonise, bronkitit, tuberkulozit, etj., por edhe shenje qe keni ndonje infeksion ose
se po prekeni nga semundja obstruktive pulmonare kronike. Gjithashtu kolla kronike mund te jete simptome e refleksit
gastroezofageal dhe tiu zgjoje nga gjumi: zbrazjet e hundes bien poshte ne fyt. Kjo mund te shkaktoje kolle te
vazhdueshme ose ndjesine sikur keni nevoje vazhdimisht te pastroni fytin. Pas ftohjes, kolla e thate mund te zgjate disa
jave me shume se sa simptomat e tjera dhe shpesh perkeqesohet gjate nates.
Duhani dhe ilaēet
Shkencetaret po studionin nje grup prej 108 personash, te cilet kishin probleme me rruget e frymemarrjes gjate nates ne
kerkim te simptomave qe lidheshin me kete situate. Pasi larguan te gjithe ata qe vuanin nga kolla kronike, e cila
shkaktohej nga duhani, pirja e barnave te ndryshme, ose semundjet e tjera respiratore, identifikuan nje grup prej 55
individesh: mes ketyre te pakten nje e treta vuante nga kolla kronike e pashpjegueshme. Atehere studiuesit arriten ne
perfundimin se eshte pikerisht gerhitja gjate nates qe sjell kete shqetesim. Madje jo vetem kaq, ata kane zbuluar
gjithashtu se lidhja mes gerhitjeve dhe kolles kronike eshte me e shpeshte te femrat. Deshmia e metejshme qendron ne
faktin se, mes pacienteve qe nuk vuanin nga kolla kronike, perqindja e meshkujve arrin deri ne 81 per qind, ndersa e
femrave ne 19 per qind.
Kujdes ndaj refluksit
Njerezit qe gerhasin naten dhe vuajne nga kolla kronike, ankohen edhe per simptoma te tjera: djegie stomaku gjate nates
(ky fenomen haset ne 28 per qind te rasteve, ndersa perqindja e personave qe gerhasin, por nuk kane kolle kronike arrin
ne 5%, rrufe (perkatesisht 44 dhe 14 per qind), dhembje gjate gelltitjes (perkatesisht 33 dhe 11 per qind) dhe therje ne
gjoks (44 dhe 19 per qind). Studimi yne, i pari i ketij lloji, tregon se kolla kronike eshte nje simptome e rendesishme dhe
shume e perhapur mes personave qe gerhasin shume naten. Te tilla raste mund te lidhen me nje refluks gastroezofag, qe
nga ana tjeter shoqerohen me gerhima, ka thene Birring. Por cila eshte lidhja mes gjithe ketyre simptomave? Disa te
dhena tregojne se kolla mund te shkaktohet edhe nga nje inflamacion i rrugeve te siperme te frymemarrjes, gje qe ēon
me pas ne problemet me frymemarrjen gjate gjumit. Kjo mund te shpjegoje edhe faktin e lidhjes me rrufen, shton
studiuesi.
Nje simptome e vetme
Cilido te jete mekanizmi, e rendesishme eshte qe te kihet parasysh lidhja e mundshme mes kolles kronike e gerhitjes
dhe keto dy faktore te kerkohen te pacientet qe vuajne nga ky shqetesim: shpesh kolla mund te jete simptoma e vetme e
gerhitjes gjate nates. Kjo lidhje nuk eshte shume e njohur per doktoret dhe natyrisht qe nenvleresohet, por eshte e
rendesishme te njihet, sepse trajtimi i gerhitjes mund te ēoje ne largimin e kolles. Si? Me avull te nxehte, nje terapi qe mund te praktikohet edhe ne shtepi.
Prishja e qetesise
Kolla kronike eshte nje shqetesim qe mund te na e beje me te vertete te pamundur jeten. Perveē shqetesimit te
perditshem, mund te ēoje ne nje izolim te vertete shoqeror: pacientet nuk guxojne te shkojne ne kinema, teater, ose
kishe nga frika se mos papritur u fillon kolla dhe prishin qetesine publike. Kjo simptome mund te ndikoje per keq edhe ne
pune: mjafton te mendosh kontaktin qe do te kesh me koleget dhe njerezit e tjere. Deri me tani mjeket nuk arrinin te
identifikonin shkakun e te pakten ne 40 per qind te rasteve. Fale studimeve eshte e mundur kjo gje. /