Jo te gjithe e dine qe, me disa lule mund te pergatiten receta bukurie. Keto receta jane te shendeteshme, ekonomik dhe shume aromatik.
Lulet per te pergatitur keto receta duhet te merren te fresketa, aty ku nuk ka smog dhe nuk duhet te jene trajtuar me pesticide. Ideale do te ishte nese do ti kultivonit vete. Nese deshironi te kujdeseni per rrudhat tuaja, atehere aleatja me e mire eshte trendefili. Mblidhni rreth 100gr petalesh te fresketa trendafili, vereni ne nje ene me nje liter uje te distiluar dhe lereni te ziejne per gjysem ore.
Kullojeni dhe lereni te ftohet dhe lengun e fituar ruajeni ne nje shishe me ngjyre te erret. Cdo mengjes dhe cdo mbremje aplikojeni lengun e trendafilit me nje copez pambuku ne fytyre dhe ne qafe, Duke insistuar ne ato zona ku rrudhat shfaqen me shume. Nese keni fytyre te thate dhe te ndjeshme, petalet e trendafilit lerini te thahen, me pas ne nje liter uje te zier lerini per 30 min. Vazhdimi i aplikimit eshte i njejte me ate per antirrudhat.