Domate ne fytyre? Nuk eshte nje fyerje, por nje trajtim bukurie, dhe te mirat e saj nuk mbarojne me kaq.
Domatja eshte nje nder perimet me te shendeteshme per lekuren: e mbron nga demet e shkaktuara nga rrezet e diellit, duke qene e pasur me likopen, lufton radikalet e lira duke vonuar ne kete menyre daljen e rrudhave ne lekure. Por nese domatja ka kaq shume te mira kozmetike, perse te mos e bejme nje nder trajtimet tona te bukurise? Variantet e perdorimit jane te shumta. Ja disa.
* lengu i fresket mund te perdoret perdite si tonik per fytyren.
* Perimja e prere ne gjysem mund te behet nje instrument shume i mire masazhi: qarkullojeni ne fytyre me levizje te vogla duke perdorur gjysmen e saj, lereni te thahet, shpelajeni me uje te vaket dhe me pas me uje te ftohte.
* Lekura qe perfiton me shume nga trajtimi me domate eshte pa dyshim lekura e yndyrshme, pasi me aciditetin e saj thane gjendrat e teperta te djerses. Merrni vetem tulin duke hequr farat dhe lengun, aplikojeni ne fytyre dhe mbajeni per 20 min, eshte nje maske e thjeshte dhe me efekt te menjehershem.
* Edhe duart mund te behen me te bukura me domate, shtrydhni lengun e domates ne duar dhe lereni deri sa te thahet, me pas shpelajeni me uje te vaket, rezultati do te jete, nje lekure me e qart, e paster dhe e bute.